Afër
...
Njëlloj siç një magjistar prodhon iluzionin me goditjen e dorës së tij, çdo gjë është e mundur me koleksionin e ri të pajisjeve të kuzhinës të krijuara nga dizajni i famshëm francez Ora Ïto. Ato janë aq të thjeshta dhe intuitive sa mund të integrohen me më të mirën që teknologjia ka për të ofruar. Eksploroni të gjitha truket e tyre!

Karakteristikat

_products/features/icon - Ajër i jonizuar me qarkullim 360°

Ajër i jonizuar me qarkullim 360°

Zgjidh një raft. Çfarëdo rafti.
Sistemi i ventilimit Multiflow 360° shpërndan në mënyrë të barabartë ajrin e jonizuar përmes 14 sustave të ventilimit për të ruajtur një temperaturë konstante në çdo raft. Ajri i pasuruar me jonet negative ekstra heq aromat e pakëndshme dhe imiton një mikroklimë natyrore, duke krijuar kështu mjedisin ideal për ushqim të freskët.
më shumë info
më pak info
_products/features/icon - Zona

Zona "urë" e gatimit

Një zonë e vetme gatimi për tenxhere të mëdha
Shndërro dy zona të veçanta gatimi në një të vetme me një prekje të thjeshtë. Gatimi në tenxhere dhe tiganë të mëdhenj nuk ka qenë kurrë më i lehtë apo efikas.
_products/features/icon - Forma e gatimit HomeMade

Forma e gatimit HomeMade

Abrakadabra, pjekje perfekte!
E frymëzuar nga furrat tradicionale me djegie druri, forma e rrumbullakët karakteristike e furrave Gorenje Ora Ito, mundëson që ajri i nxehtë të lëvizë lirshëm. Ushqimi ngrohet në mënyrë të barabartë nga të gjitha anët dhe gjithmonë gatuhet në mënyrë të përkryer: i pjekur në pjesën e jashtme dhe i lëngshëm në brendësi.
më shumë info
më pak info
_products/features/icon - Vend për 16 sete

Vend për 16 sete

Më shumë hapësirë se në kapelen magjike
Brendësia plotësisht fleksibile lejon mundësi të ndryshme të peshës, ndërsa tre kosha ofrojnë hapësirë të mjaftueshme për të pastruar edhe 16 sete në të njëjtën kohë. Tani me të vërtetë mund ta organizosh festën pa shqetësim!
më shumë info
më pak info
_products/features/icon - Teknologjia AdaptTech

Teknologjia AdaptTech

Kështu do fokusoheni vetëm tek gatimi
Aspiratori zbulon nivelin e papastërtive dhe automatikisht rregullon shpejtësinë e ventilatorit, madje e ndalon plotësisht kur nuk është më i nevojshëm. Kështu mund ta ktheni gjithë vëmendjen në ushqimin tuaj të mrekullueshëm.
më shumë info
më pak info
_products/features/icon - Menu automatike

Menu automatike

Rituali magjik për gatimin e thjeshtë
Disa programe paraprake mundësojnë përgatitjen më të thjeshtë të gatimeve të caktuara. Vetëm zgjidhni llojin e ushqimit dhe peshën e tij dhe automatikisht furra do të rregullojë fuqinë dhe kohën e gatimit sipas rastit.

ORA ÏTO:
KRIJUESI I FAMSHËM

Dizajni kreativ francez ka qenë gjithmonë i njohur për shtrirjen e kufijve të dizajnit për të krijuar diçka që është përgjithmonë estetike dhe e thjeshtë. Ky koncept është gjithashtu i pranishëm përgjatë gjithë koleksionit të tij të ri të pajisjeve të kuzhinës Gorenje.

Idetë provokuese kanë nxitur ngjitjen e tij të shpejtë në krye të botës së dizajnit. Në fillim të karrierës së tij paraqiti plane dhe ide për produkte virtuale, nënshkruar nga markat e njohura në faqen e tij të internetit. Njerëzit filluan të porositnin produktet që nuk ekzistonin. Kompani të mëdha si Louis Vuitton, Nike, Gucci, Swatch, Apple dhe Levi's, mund të kishin paditur këtë fakt, por ishin aq të impresionuar nga krijimet e tij, sa e punësuan në vend.

Trashëgimia që ai ka krijuar me Gorenje-n është e njohur gjerësisht për veçoritë unike të dizajnit të kombinuara me dobinë dhe funksionalitetin dhe tani përbën më shumë se një dekadë bashkëpunimi të suksesshëm.

Foto: Ellen Von Unwerth