Karim Rashid vazhdon të impresionojë me punën e tij për Gorenje.
"Objektet janë organizma me të cilat ne jetojmë."
Objektet e tij janë vlerësua nga kritika si ndjesore dhe të vërteta. Modelet e tij janë të njohura për linja natyrore të buta dhe vëmendje ndaj detajeve. Puna e tij është e njohur në mbarë botën dhe ajo flet me një gjuhë universale të bukurisë.
Karim Rashid është anëtar i elitës botërore të projektimit, dhe si një projektues i vlerësuar me çmime, ai është një krijues i fuqishëm me objekte e ikona të panumërta botërore. Ndjesia dhe stili i tij janë të pranishëm në disa markave si Alessi, Audi, Estee Lauder, Issey Miyake, Prada, dhe Sony. Ai fiton rregullisht çmime prestigjioze ndërkombëtare, duke përfshirë Red Dot Award dhe Chicago Athenaeum Good Design Award.
Pikë e nxehtë e shtëpisë tuaj.
Përvoja e një rrjedhje të magjike të energjisë.
Pjekje? Skuqje? Ngrohje deri sa? Në të vërtetë nuk ka rëndësi. Energjia e kësaj furre inovative bën lehtë të gjitha detyrat e gatimit. Me këtë, vaktet e gatuara në shtëpi njëherësh bëhen burim i kënaqësisë dhe shëndetit. Por edhe se design është tepër i veçantë, furra mund të konsiderihet si objekt i hijshëm në çdo ambjent të brendshëm modern.
Design inovativ i kësaj furre unike, është inspiruar nga furra tradicionale me dru, të cilat japin shembullin ideal për kushtet e pjekjes. Hapësira e brendshme e furrës Gorenje përmban një tavan të harkuar e mure anësore të rrumbullakosur dhe një shpërndarje inteligjente të nxehtësisë. Ky model unik rezulton në shpërndarjen tepër të efektshme dhe plotësisht uniforme të ajrit të nxehtë.
Një rezultat i përsosur në vetëm tre hapa të thjeshtë. Programatori - moduli elektronik i patentuar është një risi përsa i përket panelit me Touch të kontrollit. Programet e shumta automatikisht e paraprakisht bëjnë kombinimin e duhur të elementeve të ngrohjes, temperaturës dhe kohës së gatimit, ndërkohë që edhe parametra shtesë e bëjë më të lehtë përdorimin dhe kursejnë kohën tuaj të çmuar.
Tre ushqime në të njëjtën kohë
Shumë të ftuar apo shumë ide gatimi, kjo nuk është ndonjë problem. Në të njëjtën furrë, ushqime të ndryshme mund të përgatiten në tre nivele të ndryshme në të njëjtën kohë, duke kursyer konsiderueshëm njëherësh energjinë dhe kohën. Një ventilator special qarkullon ajrit e nxehtë në mënyrë të barabartë dhe me shpejtësi, kështu që rezultatet do të jenë të garantuara në gatim apo pjekje.
Një platformë krijuese.
Një jetë e mirë, një shije e këndshme.
Ushqimi dhe kënaqësia qëndrojnë gjithmonë bashkë. Kjo pianurë perfeksion i teknologjisë do të bëjë të kthejë edhe gatimin më sfidues të kuzhinës në një proçes të gjallë krijues. Karakteristika inteligjente, funksione të reja dhe një design tepër miqësorë për përdoruesit bëjë çdo gjë të jetë e mundur! Me këtë seri të pianurave, kuzhina është e bekuar nga kjo përzierje e përsosur e ndjeshmërisë emocionale dhe funksionale.
Inovacioni i pianurave të induksionit sjell shpejtësi, konsum të ulët të energjisë, siguri dhe kontroll me vetëm një prekje të butë. Ç'farë ka më shumë, funksioni PowerBoost në mënyrë plotësuese rrit performancën dhe kapacitetin e pianurave të zakonshme me induksion. Aftësia e menjëhershme e kësaj pianure për të vepruar, parandalon ushqim nga mbi zierja ose djegja në enën e gatimit dhe ju kursen juve atë pastrim të lodhshëm.
Pianura qeramike me element ngrohës Hi-Light është efikase dhe funksionale. Ngrohësi ka dy seksione rrethorë dhe një zonë ovale shtesë për nxehje, duke e bërë të lehtë rregullimin e fuqisë së gatimit për lloje të ndryshme ushqimesh. Në mënyrë që të kursejë energjinë, zona e gatimit mund të zgjerohet në dimensionin e dëshiruar.
Pianurë e bardhë moderne, çelësa ergonomik dhe design i inspiruar e bëjë këtë pianurë gazi në një shoqërues të përsosur në kuzhinën moderne. Vatra unike e gazit për WOK ofron tre fuqi flake, me fuqi të konsiderueshme gatimi dhe e aftë të reagojë menjëherë.
Kurora e kuzhinë.
Një rrjedhë e ajrit të freskët, gjithmonë në dispozicionin tuaj.
Ajër i mirë është gjithmonë një prioritet, veçanërisht në qoftë se vjen në një mënyrë të tillë spektakolare. Xham i minimizuar ballor dhe kontroll i padukshëm me prekjet përfaqësojnë natyrën e teknologjisë superiore të aspiratorit. Linjat e këndshme derdhen mbi sipërfaqe dhe e kthejnë rrjedhjen e ajrit në një histori universale të bukurisë pakufi.
Paneli i kontrollit është i lehtë për t'u përdorur dhe komfort. Ndriçimi i tij mundëson përzgjedhje të lehtë të katër niveleve të fuqisë së nxjerrjes së ajrit.
Ndriçim LED ofron një pamje të shkëlqyer të pianurës së gatimit dhe zonës përreth, duke shtuar element të mirëpritur estetike dhe funksional në kuzhinë. Në krahasim me pajisjet e mëparshme, ndriçimi është më i mirë dhe më afër dritës natyrale, përdor më pak energjie dhe ka jetëgjatësi deri në tre herë më shumë.
Sistemi i thithjes perimetrale i avancuar lëviz zonën e thithjes nga pjesa qendrore në skajet e jashtme të aspiratorit. Kjo ofron përmirësim, shpejtësi dhe thithje të koncentruar, si edhe reduktim të konsumit të energjisë e nivelit të zhurmës.