Afër
...

Karakteristikat e makinetës së kafesë

Asgjë tjetër përveç kënaqësisë

Eskpres kafeje
Kafja perfekte është një sfidë serioze. Kokrrat e kafesë duhen bluar me kujdes, temperatura e ujit dhe presioni duhet të përcaktohen me saktësi, qumështi duhet të jetë i ngrohtë dhe i shkumuar në perfeksion. Megjithatë, as filxhani i kafesë nuk duhet të jetë i ftohtë. Makinat e kafesë Gorenje do t’i bëjnë mëngjeset më të kënaqshme. Proçesi i bërjes së kafesë do të nxjerrë shijen perfekte dhe do të krijojë aromën e këndshme që do të sjellë një fillim të shkëlqyer të ditës.

AutoKapucino

Nga kapucino në qumësht, në një sekondë
Karakteristika e AutoKapucinos përshkon ujin ndërmjet kokrrave të kafesë në një mënyrë të tillë që esktrakton aromën e plotë dhe krijon një shije origjinale. Niveli i dëshiruar i shkumës së qumështit mund të rregullohet.

Kafe e pabluar

Mëngjese të thjeshta
Mbajtësi i kokrrave të kafesë është lehtësisht i aksesueshëm pasi mund të nxirret jashtë. Nëse është e nevojshme mund të përdoret edhe kafja e bluar në vend të kokrrave. Kur ekspresi nuk ka më kafe, në ekran do të shfaqet një lajmërim.
_products/features/icon - EasyMilk

EasyMilk

Qumësht kremoz dhe i shkumëzuar
Makinat e kafesë Gorenje kanë një enë mbajtëse të madhe për qumështin ose makiato, të dyja mund të përgatiten me nivelin e dëshiruar të qumështit. Kjo mbajtëse e qumështit lejon të përgatiten disa filxhanë pa patur nevojën për t'u rimbushur. Mund të hiqet thjeshtë dhe mund të vendoset në frigorifer deri në kohën që do ju nevojitet.
më shumë info
më pak info
_products/features/icon - Nivele të ndryshme bluarje

Nivele të ndryshme bluarje

Nga kokrrat e kafesë te kafja e freskët
Kafe shijon më mirë kur bëhet me kokrra kafeje të freskët. Makinat e kafesë Gorenje ofrojnë 9 nivele të ndryshme të bluarjes, nga tejet e hollë tek ekstra e trashë. Tuli i mbetur është i mënjanuar automatikisht.
_products/features/icon - Kafeja perfekte

Kafeja perfekte

Shija dhe sasia e preferuar
Intensiteti i shijes së kafesë suaj mund të rregullohet me prekjen e komandave dhe ekranit LCD. Pesë shije janë të disponueshme: shumë e lehtë, e lehtë, normale, e fortë dhe shumë e fortë. Për më tepër, sasia mund të vendoset: e shkurtër, e mesme, e madhe. Kombinimi i intensitetit të shijes dhe sasisë mund të ruhet si një program i caktuar. Filxhani juaj i preferuar i kafesë në këtë mënyrë do të jetë një prekje dhe një komandë larg. Përndryshe, pajisja mund të përdoret për të përftuar shpejt ujë të nxehtë për çaj apo pije të tjera.
më shumë info
më pak info