W9845I

Lavatriçe
Lavatriçe W9845I
shtyp
shtyp
ndaj me
Facebook
Twitter
Ngarkesa e larjes: 1-9 kg Shpejtësia e rrutullimit të centrifugës (rpm): 1,400 rrotullime për minutë RPM Klasa energjisë: A-50% - 50% më pak harxhim energjie se klasa A e energjisë Ekspert njolle StainExpert Inverter PowerDrive
Teknologjia SensoCare
Perfeksion në larjen e rrobave
Teknologjia SensoCare bën të sigurt që çdo lloj pëlhure të lahet në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo është gjithmonë kombinim optimal i temperaturës, sasisë së ujit, kohës dhe shpejtësisë së shtrydhjes. Nëse rrobat tuaja kanë nevojë për një përkujdesje më të veçantë, larja e të pambuktave dhe rrobave me fibra sintetike mund të optimohet me mënyra dhe funksione shtesë. NormalCare bën kombinimin optimal të katër parametrave për çdo ngarkesë rrobash; TimeCare redukton kohën larjes; AllergyCare përdor më shumë ujë dhe shtrydhje shtesë; dhe EcoCare shfrytëzon energjinë me më shumë efektivitet.
Motor inverter
Fuqi e konsiderueshme, efikasitet i lartë
Motor i fuqishëm brushless, eliminon tensionin mekanik, fërkimet dhe ul konsumin e humbjet. Rezultatet janë më të mira, kursimet e energjisë janë më të larta dhe procesi i larjes është krejtësisht i qetë. Për më tepër, pajisja jeton edhe më gjatë.
Eksperti i njollave
Një ekspert që zhduk njollat
Efektiviteti i heqjes së njollave nuk kërkon temperaturë të lartë apo trajtim shtesë të rrobave me paralarje. Kombinimi perfekt i temperaturës, kohës dhe ujit, automatikisht do të largojë katër llojet kokëforte të njollave: të frutave (portokall, salcë domatesh); njollat organike (yndyrë, gjalpë, vezë); të verës (lëngje frutash të errët); dhe të kafesë (çaj, kos, make-up). Funksioni StainExpert është në dispozicion në lavatriçet e linjës Superior.
Kontroll i plotë i peshës
Rezultate superiore në larje pavarësisht ngarkesës së rrobave.
Sensorët rregullojnë të gjitha parametrat larës për sasinë e rrobave në tamburin e lavatriçes. Kjo çon në përdorimin optimal të ujit dhe fuqisë, larja është më e shkurtër dhe punimi është në mënyrë të konsiderueshme më i qetë. Një shportë plot me rroba, pa marrë parasysh sa e madhe, do të jetë e pastër dhe e këndshme në nuhatje.
Rezistencë ndaj nxehtësisë
Ngrohës (rezistencë) e sigurtë dhe me përdorim afatgjatë
Ngrohësi i rimodeluar dhe përmirësuar ka një sistem mbrojtës ndaj mbinxehjes. Kjo zgjat jetëngjatësinë e tij dhe e bën punën e lavatriçes më të sigurt.
Kazan si një SPA e vërtetë - Ambjent përkujdesës për rrobat tuaja
Përkujdesje totale ndaj rrobave tuaja
Tamburi i brendshëm i lavatriçeve SensoCare është bërë nga inoks i cilësisë më të mirë dhe ka sipërfaqe jashtëzakonisht të butë. Prandaj, lavatriçja lan plotësisht, bën shpëlarje dhe shtrydhje të mirë, dhe pa ndonjë dëmtim.
9 kg ngarkesë XXL
MË PAK APO MË SHUMË: PESHA NUK KA RËNDËSI
Lavatriçet e reja Gorenje me kapacitet të madh prej 9 kg janë ekspertë të efikasitetit dhe të ekonomisë. Makina larëse me vëllimin më të madh të kazanit ndërmjet atyre 9-kilogramëshe në treg është ende brenda përmasave standarde dhe për këtë arsye mund të përshtatet për çdo shtëpi. Ajo mund të pranojë shumë më tepër lavanderi në një kohë; përveç kësaj, rrobat mund të jenë të ngjyrave dhe pëlhurave të ndryshme. Hapja më e madhe e derës do t’ju lejojë të fusni lehtësisht artikuj të mëdhenj të cilat nuk keni patur mundësi t’i lani në shtëpi më parë. Opsionet e programeve të avancuara dhe zgjidhjet e tjera moderne bëjnë që lavatriçja të jetë një zgjedhje e shkëlqyer edhe për larjen e lavanderive më të lehta. Prandaj, përdorimi më efikas ndonjëherë i ujit, energjisë dhe kohës do t’i bëjë lavatriçet e reja 9-kilogramëshe Gorenje një zgjedhje të shkëlqyer për familjet e mëdha dhe të vogla. Fleksibël, ekonomike dhe e besueshme!
Operim pa zhurmë, sinjale akustike në ndihmë të përdoruesit
Kazan sterilizues
Zgjidhja për rroba me aromë të këndshme
QuickWet: sistemi i njomjes intensive
Njomje tepër e shpejtë dhe kohëzgjatje më e shkurtër e programit
Kazan jetëgjatë i teknologjisë FiberTech
Kursim i detergjentit
fiber
Siguri ndaj fëmijëve

Detajet teknike

Klasa energjisë: A-50% - 50% më pak harxhim energjie se klasa A e energjisë

Ngjyra: E bardhë

Ngarkesa e larjes: 1-9 kg

Inverter PowerDrive

Nën mbikqyerjen e sensorëve Senso CARE

Ekspert njolle StainExpert

Strukturë speciale e tamburit OptiDrun

Shpejtësia e rrutullimit të centrifugës (rpm): 1,400 rrotullime për minutë RPM

Ngarkesa e larjes: 1-9 kg

Volumi i tamburit (kazanit): 64 L

Ndriçim LED brenda në kazan

Tipi i ekranit: Njësa kontrollit me ekran LCD

TimeComfort

Përzgjedhja e kohës për fillim të vonuar

Përzgjedhja e rrotullimeve të centrifugës

Përzgjedhja e kohës së përfundimit të larjes

Larje me ujë të ftohtë: Buton

Personalizimi i të gjitha programeve

31 Programe

Programet e veçanta: BioWash / MyFavorite - Dy programe të mia individuale / NichtWash / PerfektBlack - E zeze perfekte / SportWash

Krijim i programit vetjak të preferuar: Program i memorizuar

Sinjal zanor (akustik) SoftSound

Program vetëpastrimi SterilTub

Pompa STOP

Pranimi automatik i peshës së larjes TotalWeight

QuickWet: Njomje e shpejtë

Sistemi për kursim ilaçit larës DSS

Ngrohës i qëndrueshëm DuraHeat

Ndalim i plotë i ujit Total AquaSTOP

Siguri e mbrojtje nga vërshimi i pa kontrolluar i ujit

Të siguruara për fëmijët (CDP)

Stability Control(SCS)

Tambur (kazan) Fiber Tech

Konsumi vjetor i ujit: 10,654 L

Niveli i zhurmave gjatë larjes: 52 dB(A)re 1 pW

Niveli i zhurmave gjatë shtrydhjes: 70 dB(A)re 1 pW

Përmasat e produktit (Gj x L x Th): 60 × 85 × 60 cm

Përmasat e paketimit të produktit (Gjerësi x Lartësi x Thellësi): 64 × 91 × 69 cm

Pesha neto: 81 Kg

Pesha bruto e pajisjes: 83 Kg

Konsumi kur pajisja nuk është në punë: 1 W

Fuqia: 2,300 W

Siguresë: 10 A

Kodi i artikullit: 399549

Kodi EAN: 3838942830082

Karkasa

Related products
Related products
Na vizitoni
Facebook
YouTube
Flickr
Ndani me të tjerët
Facebook
Twitter
Informohuni
RSS
Regjistrim për buletin