D85F65T Tharëse rrobash e veçuar me pompë nxehtësie

D85F65T

Tharëse rrobash e veçuar me pompë nxehtësie
Pompë ngrohje Mbushja: 1-8 kg Klasa energjisë: A ⁺ ⁺ IonTech teknologji
shtyp
shtyp
ndaj me
Facebook
Twitter
shkarko
shkarko

Karakteristika

Pompë nxehtësie

Efikasitet revolucionar në tharje
Të gjitha tharëset me pompë ngrohje kanë efikasitet të lartë të energjisë. Modelet më të fundit A +++ kursejnë deri në 50% të energjisë në krahasim me ato të klasit A të energjisë. Tharësja Gorenje A+++ me kapacitet prej 9 kg është unike në treg. Pompë ngrohje e optimuar në një nga tamburet më të mëdha, me një kapacitet prej 120 litra, mund të marrë lehtësisht sasi të mëdha të rrobave. Kjo është e mundur edhe nga kanalet më të gjera të ajrit. Ato gjithashtu kanë rrotullime më të buta se ato të mëparshme.Temperatura në tharëse është ideale rreth 50 ° C për të parandaluar tharjen e tepërt.
më shumë info
më pak info

Teknologji e Jonizuar

Trajtimi i alergjive me jone
Në tharëset SensoCare, ajri i mbushur me jone të ngarkuara negativisht than ambjentin e tharëses duke reduktuar në mënyrë të konsiderueshme rrudhosjen e rrobave tuaja. Jonizimi krijon një mjedis pa alergji, mbetje të duhanit, polenash dhe ngarkesa elektrostatike të akumuluara gjatë proçesit të tharjes. Si rrjedhojë, rrobat kanë një aromë më të këndshme dhe hekurosen më lehtësisht.
më shumë info
më pak info

Sensor IQ

Teknologjia me Sensor për një operim të sigurt
Teknologjia me sensor Smart kontrollon automatikisht proçesin e tharjes sipas programit të zgjedhur, llojit të rrobave dhe nivelit të dëshiruar të tharjes. Operimi efiçent i sensorit shmang gabime të mundshme dhe siguron mjedisin më të mire të mundshëm për të tharë rrobat. Sensorët kontrollojnë edhe të gjithë parametrat e tjerë për të reduktuar konsumin e energjisë.
më shumë info
më pak info

AutoDrain

Nuk ka më zbrazje manuale të rezervuarit të kondensimit
Tharësja e kondensimit me tubin e kullimit mund të lidhet me sistemin tuaj të kullimit për t'i dhënë fund zbrazjes manuale të kazanit të kondensimit.

Vëllim i madh dhe peshë deri në 9 kg

Lavanderi më e thatë në të njëjtën kohë. Tharëset Gorenje mund të mbajnë deri në 9 kg peshë; në terma kapaciteti (120 L), kjo i bën superiore në krahasim me produktet e tjera në treg dhe siguron tharje optimale të peshave më të rënda. Dera 35 cm e gjerë që hapet 180° e bën më të thjeshtë mbushjen dhe boshatisjen e kazanit gjatë tharjes së artikujve të mëdhenj si batanijet, mbulesat ose jastikët. Disa modele kanë gjithashtu edhe dritë LED brenda kazanit, e cila lejon të shikohet më mirë dhe të lehtësojë proçesin e mbushjes dhe zbrazjes.
më shumë info
më pak info

FiltrimSupreme

Filtri më i madh dhe efiçent në treg
Gorenje ka sistemin më efiçent të filtrimit në botë, duke siguruar 40% filtrim më efiçent se sistemet tradicionale. Ajo përfshin një filtër special 3D të instaluar përpara njësisë së kondensimit, një filtër në derën e tharëses dhe një filtër në Kazan. Këto filtra kapin edhe grimcat më të vogla të pluhurit. Pas ciklit të tharjes, këto dy filtra fshihen lehtësisht.
më shumë info
më pak info

Tharja e vëllimeve të vogla

Tharje efiçente e pak rrobave
Tharëset Gorenje tani lejojnë edhe tharjen një e nga një. Avantazhi i funksionit të vëllimit të vogël është tharja e menjëhershme e rrobave që ju duhen, pa pritur rrobat e tjera të thahen.

E siguruar për fëmijët

Dera nuk mund të hapet gjatë ciklit të tharjes. Për siguri shtesë paneli i kontrollit mund të bllokohet vetëm duke shtypur një buton ose kombinim butonash.

TwinAir

Tharje e njëtrajtshme për hekurosje të thjeshtë
Rroba të buta, më pak të rrudhosura, që janë më të thjeshta për t'u hekurosur direkte nga tharësja. Kjo bëhet e mundur nga sistemi i ajrit që fryn nga dy drejtime, i cili rregullon drejtimin e ajrit sipas rrotullimit të kazanit, duke përdorur një fletë të veçantë të ventilatorit.

Kontroll i thjeshtë

Rezultatet e dëshiruara në vetëm tre hapa
Paneli i kontrollit i projektuar ergonomikisht lejon kontroll të thjeshtë të proçesit të tharjes; hapat renditen nga e djathta në të majtën. Programet më të përdorura të tharjes janë të vendosura në anën e majtë. Ngjitur është një seksion me komanda shtesë si fillim i vonuar i ciklit të tharjes osë tharje në temperaturë të ulët, mbështetur nga treguesit LED dhe ekrani LCD. Paneli i kontrollit mbaron me butonat e fillimit dhe përfundimit në anën e majtë të tharëses. Ky projektim siguron një përdorim të thjeshtuar.
më shumë info
më pak info

GentleCare

Tharje e butë për pëlhurat delikate
Kujdesi special për veshjet më delikate operon në një temperaturë të ulët prej 40 °C. Një cikël më i gjatë tharje është plotësisht i sigurtë sepse mbron rrobat tuaja nga deformimi ose dëmtimi.
Veçori të tjera Karakteristika më pak

Detajet teknike

Klasa energjisë: A ++

Ngjyra: E bardhë

Motor standard

Mbushja: 1-8 kg

IonTech teknologji

TwinAir

Pompë ngrohje

Volumi i tamburit (kazanit): 120 L

Derë e gjërë: 35 cm

Këndi i hapjes së derës: 180 ˚

Tamburi me lëvizje të rikthyeshme

AutoDrain - Kullim direkt i kondensimit

Personalizimi i të gjitha programeve

Tipi i ekranit: Ekran LED

Çelësat: Fillimi/Pauza

15 programe

Kundra rrudhave

Fillim i vonuar

Funksion freskimi

Sinjal zanor (akustik) SoftSound

FiltrationSupreme

Treguesi i fazave të larjes

Sinjali për "mbushjen plot të rezervuarit të ujit"

Tregim në ekranin LCD i kohës së mbetur të larjes

Këmbë me vakum

Sensori i lagështisë

Funksion diagnoze

Termostat mbrojtës

Mbyllja automatike kur dera është e hapur

Të siguruara për fëmijët (CDP)

Tambur i xinguar

Niveli i zhurmave: 65 dB(A)re 1 pW

Konsumi i energjisë kWh/vit: 225 KWh

Produkti përmban gaze serë të fluorizuara: Po

I mbyllur hermetikisht: Po

Lloji i ftohësit: R134A

Potenciali i ngrohjes globale (GWP): 1430 GWP

Sasia e gazeve të fluorizuara: 0.30 Kg

Sasia e shprehur në ekuivalente të CO2: 0.43 t

Përmasat e produktit (Gj x L x Th): 60 × 85 × 60 cm

Përmasat e paketimit të produktit (Gjerësi x Lartësi x Thellësi): 64 × 91.5 × 68.5 cm

Pesha neto: 52 Kg

Pesha bruto e pajisjes: 54 Kg

Konsumi kur pajisja nuk është në punë: 0.5 W

Fuqia: 800 W

Siguresë: 10 A

Kodi i artikullit: 527245

Kodi EAN: 3838942091988

Karkasa

Produktet e ngjashme

Na vizitoni
Facebook
YouTube
Flickr
Ndani me të tjerët
Facebook
Twitter
Informohuni
RSS
Regjistrim për buletin