Afër
...

Karakteristika

GJENERATA E JONIZIMIT

Gjenerata ION e frigoriferëve përfundimisht e vendos Gorenje-n në pozitat e markave më të mira në treg. Cilësia dhe vlera janë përsosur me anë të materialeve, linjave të projektuara në mënyrë diskrete, rafteve të cilësisë së lartë dhe përmirësimeve të tjera të shumta funksionale. Kur krijojmë gamën, ne jemi veçanërisht të përkushtuar në krijimin e klimës më të mirë të mundshme brenda pajisjes. Thelbi i të gjitha zgjidhjeve tona të avancuara është teknologjia IonAir, e cila imiton plotësisht proçesin natyror të jonizmit dhe freskon ajrin e frigoriferit. Në mënyrë që të sigurohet rrjedhja e përsosur e ajrit përmes gjithë pajisjes dhe të çohet oksigjeni në çdo pjesë, kemi përdorur sisteme të shkëlqyera ventilimi - MultiFloë 360˚ në modele të përparuara dhe DynamicCooling (Ftohje Dinamike) në modelet bazë të brezit të ri. Teknologjia që kemi përdorur është tërësisht inovative dhe unike në treg. Ky është një sistem shumë inteligjent sensori, i cili ruan gjurmët e zakonet e përdoruesve dhe mban temperaturën konstante dhe klimën ideale.
Mirë se vini në botën e gjeneratës së re të ajrit të jonizuar ION të frigoriferëve Gorenje, të ndërtuar në bashkëpunim të përsosur me natyrën.

Ftohja AdaptTech

Mbajtja e ushqimit të freskët 20% më gjatë
Sistemi inteligjent monitoron, analizon dhe regjistron përdorimin e frigoriferit në intervale javore. Më pas, operimi i tij, sidomos ruajtja e temperaturës së përcaktuar dhe konsumi i energjisë rregullohen sipas përdorimit të identifikuar. Kur dera është e hapur, temperatura e ushqimit nuk do të rritet siç ndodh me frigoriferët tradicionalë: kjo do të pengojnë zhvillimin e baktereve.
_products/features/icon - A+++

A+++

Efikasitetit i lartë i energjisë
Të gjithë frigoriferët Gorenje kanë shumë efektivitet në shfrytëzimin e energjisë. Izolimi i shkëlqyer termik dhe gominat e dyerve, kompresori inverter dhe kontrolli elektronik ose mekanik efikas, reduktojnë konsumin e energjisë. Frigoriferë me klasë A +++ të energjisë kanë një efikasitet në konsumin e energjisë, ato konsumojnë deri në 60% më pak se ata që janë të klasit A.
më shumë info
më pak info

Zona me kontroll lagështie

Frutat dhe perimet duken si në një kopësht
Frutat dhe perimet kalben më lehtë se llojet e tjera të ushqimeve. Përveç kësaj, për të mbajtur të gjitha llojet e frutave dhe perimeve të freskëta, ky sirtar i gjerë me një volum prej 36L ju jep mundësinë e përcaktimit të nivelit të lagështisë. Me vendosjen e HumiditySlider, mund të rregulloni nivelin e lagështisë, pra edhe zgjatjen e jetëgjatësisë së këtyre ushqimeve.
më shumë info
më pak info
_products/features/icon - NoFrost i dyfishtë

NoFrost i dyfishtë

Optimim i sistemit të dyfishtë të qarkullimit të ajrit
Qarkullimi intensiv i ajrit të ftohtë në pjesën ngrirjes redukton nivelin lagështisë dhe parandalon akumulimin e akullit përreth ushqimit në muret e ngrirësit. Në pjesën frigoriferike, ajo ofron kushte optimale të ruajtjes së ushqimit. Kjo çon në ftohje optimale dhe kontrollin e ngrirjes, ku secila përshtatatet në proceset respektive në dy pjesë të veçanta të pajisjes.

• Jo shumë shkrirje e ngrirësit
• Ushqimi i ngrirë nuk do të ngjisë më së bashku.
• Ushqim i ngrirë cilësor
• Pamje më të mirë të ushqimeve
• Më shumë hapësirë
• Nuk ka shkëmbim aromash midis ndarjes frigoriferike dhe ngrirësit
• Ushqimet freskëta nuk do të thahen dhe do të mbeten të freskëta më gjatë.
më shumë info
më pak info
_products/features/icon - Ftohje dinamike

Ftohje dinamike

Temperaturë uniforme në të gjithë frigoriferin
Sistemi i përmirësuar i ventilimit funksionon sipas parimit të ftohjes dinamike, duke mbajtur një temperaturë të njëjtë në të gjithë frigoriferin. Për shkak të këtij sistemi operimi, kursehet energji dhe frigoriferi futet në kategorinë e "gjelbër". Ai është i kombinuar më ajrin e jonizuar në modelet bazë, ndërsa në modelet e avancuara operohet me sistemin e ajrit të jonizuar MultiFlow 360°.
më shumë info
më pak info
_products/features/icon - Kompresor inverter

Kompresor inverter

Pa zhurmë dhe i qëndrueshëm
Frigoriferët me kompresor invereter janë më silencioze, kanë jetëgjatësi më të lartë dhe janë më ekonomike në krahasim me ata me kompresor konvencional. Sa herë që temperatura në brendësi të frigoriferit rritet si rezultat i hapjes së derës, kompresori inverter jep ftohje të shpejtë dhe efektive për të parandaluar ushqimin nga prishja.
më shumë info
më pak info
_products/features/icon - Kontroll elektronik

Kontroll elektronik

Ekrani elegant i zi me diodë led të bardhë kontribuon në paraqitjen e sofistikuar dhe lejon kontroll të thjeshtë me përdorim të veçuar të ftohësit dhe ngrirësit.
_products/features/icon - Konfigurimi i kursimit

Konfigurimi i kursimit

Kursimi i energjisë
Në rast të një mos përdorimi të zgjatur, frigorifer mund të vendosen për të vepruar në regjimin e kursimit sikurse dhe dera është e mbyllur gjatë gjithë kohës.
_products/features/icon - Kuti për shumë funksione

Kuti për shumë funksione

Shumë funksionale dhe praktike
Kjo kuti me mbulesë në derën e frigoriferit mund të përdoret për magazinimin e disa ushqimeve: djathë, qepë dhe ushqime të tjera me erë të fortë. Ajo mban ushqimin e freskët dhe e mbron atë nga tharja, ndërsa mbulesa e silikonit mund të përdoret si mbajtëse vezësh ose për akull.
më shumë info
më pak info
_products/features/icon - NoFrost Plus

NoFrost Plus

Jo më shkrirje e mundimshme
Një nga sistemet më të mira të ftohjes në treg, të instaluar në pjesën e ngrirjes, parandalon akumulimin e akullit duke mbajtur konsumin e energjisë të ulët, ndërsa në pjesën frigoriferike, kjo mban një mikroklimë ideale për ushqime të freskëta. Qarkullimi i ajrit të jonizuar ndalon tharjen e ushqimit dhe ruan vitaminat e tij e vlerat ushqyese e minerale.
më shumë info
më pak info
_products/features/icon - Rafte të rrëshqitshme

Rafte të rrëshqitshme

Për shishe të gjata dhe të shkurtra
Rregullimi lart-poshtë i rafteve në derën e frigoriferit mund të bëjë lehtësisht akomodimin e deri në 5 kg ushqime të formave e të madhësive të ndryshme.
_products/features/icon - Hapje e gjerë e derës

Hapje e gjerë e derës

Nuk ka kufi në hapjen e derës
Falë hapjes së gjerë e tepër funksionale të derës së frigoriferit në një kënd të drejtë, të gjitha raftet dhe ndarjet e lëvizshme mund të largohen plotësisht jashtë. Kjo është zgjidhje ideale për frigoriferë të vendosur shumë pranë një muri, ose në kënd të kuzhinës apo dhe ngjitur me një pajisje tjetër.
më shumë info
më pak info
_products/features/icon - Sirtar me hapësirë XXL

Sirtar me hapësirë XXL

Hapësirë e mjaftueshme për të ruajtur edhe gjel deti
Ky sirtar i madh në ndarjen e ngrirësit është më i madhi në pajisje dhe kjo është ideale për magazinimin e ushqimeve në copa të mëdha si gjel, disa pica apo edhe ëmbëlsira.
_products/features/icon - Sirtar i ngrirjes ekstreme

Sirtar i ngrirjes ekstreme

Ngrirje e shpejtë
Kur ky funksion është i aktivizuar, ushqimi i vendosur në një sirtar të veçantë në pjesën e ngrirësit do të ngrihet në gjysmën e kohës së zakonshme. Ngrirja e shpejtë në temperatura shumë të ulëta nën -30 °C çon në formimin e mikrokristaleve që, ndryshe në rast të ngrirjes së ngadaltë, nuk dëmtojnë strukturën qelizore të ushqimit. Kjo ngrirje e shpejtë kështu ruan të gjitha vlerat ushqyes dhe shijen e ushqimit. Pas rreth 1 dite, funksioni fiket automatikisht dhe temperatura në sirtar kthehet në gjendjen fillestare.
më shumë info
më pak info
_products/features/icon - Sirtar i zonës zero

Sirtar i zonës zero

E freskët sikur të ishte direkt nga deti
Sirtari me temperaturë rreth 0°C është ideal për magazinimin e freskët ose të marinuar të mishit, peshkut dhe produkteve të detit. Ajo zgjat freskinë e ushqimeve delikate dhe e mban lëngun natyral të tyre si dhe vlerat ushqyesve.
më shumë info
më pak info
_products/features/icon - Mbajtëse shishe

Mbajtëse shishe

Në frigoriferët Gorenje, shishet nuk do të zënë hapësirën që mund të përdoret për të ruajtur gjëra të tjera në dyert e frigoriferit apo në raftet e xhamit; mbajtësi i posaçëm i shisheve siguron shfrytëzimin optimal të hapësirës së magazinimit.
më shumë info
më pak info

Ftohje e shpejtë e pijeve

Ftohja intensive, e kombinuar me sistemin MultiFlow që nxjerr ajër të ftohtë nëpërmjet ventilatorit në pjesën e prapme të frigoriferit, mund të përshpejtojë proçesin e ftohjes së shisheve të vendosura në një mbajtëse të veçantë - rafti i shishes që mundëson përdorim optimal të hapësirës.
më shumë info
më pak info
_products/features/icon - Vend për ushqim ndërmjet vakteve

Vend për ushqim ndërmjet vakteve

Një vend ideal për ruajtjen e ushqimit
Ky është një vend ideal për të ruajtur ushqimin si djath, sallam, sanduiçe dhe gjalpë. Kjo mban ushqimin të freskët më gjatë dhe parandalon atë nga tharje. Ndarja në anën e poshtme të xhamit mundet gjithashtu të tërhiqet lehtësisht jashtë për t'u përdorur si një tabaka. Rrëshqitja me udhëzues lejojë vendosje të pastër dhe pamje të qartë.
më shumë info
më pak info
_products/features/icon - Ndriçim LED

Ndriçim LED

Rregulluar më së miri dhe efikas
Ndriçimi LED në frigoriferë siguron ndriçim të shkëlqyer dhe shumë efikas. Ka jetëgjatësi të lartë deri në tridhjetë herë më shumë se sa në ato konvencionale me llampa si dhe ai kursen deri në dhjetë herë energji.