NRK6193TX

Frigorifer e ngrirës i veçuar
Frigorifer e ngrirës i veçuar NRK6193TX
shtyp
shtyp
ndaj me
Facebook
Twitter
Volumi neto l: 329 L Mënyra e instalimit: E veçuar Klasa energjisë: A ⁺ ⁺ ⁺ Përmasat e produktit (Gj x L x Th): 60 × 185 × 64 cm
Ventilim 360°
Shpërndarje e njëtrajtshme e temperaturës në çdo ndarje.
GJENERATA E JONIZIMIT
Gjenerata ION e frigoriferëve përfundimisht e vendos Gorenje-n në pozitat e markave më të mira në treg. Cilësia dhe vlera janë përsosur me anë të materialeve, linjave të projektuara në mënyrë diskrete, rafteve të cilësisë së lartë dhe përmirësimeve të tjera të shumta funksionale. Kur krijojmë gamën, ne jemi veçanërisht të përkushtuar në krijimin e klimës më të mirë të mundshme brenda pajisjes. Thelbi i të gjitha zgjidhjeve tona të avancuara është teknologjia IonAir, e cila imiton plotësisht proçesin natyror të jonizmit dhe freskon ajrin e frigoriferit. Në mënyrë që të sigurohet rrjedhja e përsosur e ajrit përmes gjithë pajisjes dhe të çohet oksigjeni në çdo pjesë, kemi përdorur sisteme të shkëlqyera ventilimi - MultiFloë 360˚ në modele të përparuara dhe DynamicCooling (Ftohje Dinamike) në modelet bazë të brezit të ri. Teknologjia që kemi përdorur është tërësisht inovative dhe unike në treg. Ky është një sistem shumë inteligjent sensori, i cili ruan gjurmët e zakonet e përdoruesve dhe mban temperaturën konstante dhe klimën ideale.
Mirë se vini në botën e gjeneratës së re të ajrit të jonizuar ION të frigoriferëve Gorenje, të ndërtuar në bashkëpunim të përsosur me natyrën.
Teknologjia e përshtatjes
Një frigorifer që u përshtatet zakoneve të përdoruesit
Ky sistem inteligjent është krijuar për të pasur temperaturë optimale në frigorifer pavarësisht se sa shpesh ju hapni derën. Kur dera është e hapur, temperatura papritmas rritet dhe ushqimi është i ekspozuar ndaj një goditje termike e cila shkakton një dëmtim të shpejtë të ushqimeve. Frigoriferi vazhdimisht monitoron dhe analizon mënyrën se si ju e përdorni atë. Kështu, ai mund të parashikojë kur ju do të hapni derën e frigoriferit dhe vetëm para kësaj, ai ul temperaturën me 1 ose 2 ° C për t'u siguruar që temperature të jetë konstante dhe që ushqimet të qëndrojnë të freskëta e plot vlera ushqyesve.
Derë e thellë për shishe
Dera e frigoriferit ka mjaft vend për magazinimin e shisheve të mëdha të xhamit apo ato plastike. Një anë e veçantë mban sendet në vend pa lëvizur dhe pa u dëmtuar, ndërkohë që dera hapet e mbyllet.
Sirtar me kontroll lagështie
Të freskëta si direkt nga kopshti
CrispZone është një nga koshat nga më të mëdhenj në treg për fruta dhe perime. Temperaturat e ulëta dhe mundësia për të rregulluar lagështinë, zgjat freskinë e ushqimeve tuaja.
Super e ftohtë
Ftohje e shpejtë pas pazareve të gjata.
Funksioni i ftohjes intensive ul temperaturën në frigorifer në 3 °C, e cila është më e ulët se zakonisht me gati gjysmën. Kombinuar me vëllimin e madh në ndarjen frigoriferike të frigoriferit, kjo temperaturë është ideale për ftohjen e shpejtë të ushqimeve, pas një udhëtimi (pazari) të gjatë. Pas gjashtë orësh, funksioni fiket automatikisht dhe temperatura aty kthehet në gjendjen fillestare.
Sirtar me hapësirë XXL
Hapësirë e mjaftueshme për të ruajtur edhe gjel deti
Ky sirtar i madh në ndarjen e ngrirësit është më i madhi në pajisje dhe kjo është ideale për magazinimin e ushqimeve në copa të mëdha si gjel, disa pica apo edhe ëmbëlsira.
Kompresor inverter
Pa zhurmë dhe i qëndrueshëm
Frigoriferët me kompresor invereter janë më silencioze, kanë jetëgjatësi më të lartë dhe janë më ekonomike në krahasim me ata me kompresor konvencional. Sa herë që temperatura në brendësi të frigoriferit rritet si rezultat i hapjes së derës, kompresori inverter jep ftohje të shpejtë dhe efektive për të parandaluar ushqimin nga prishja.
Sirtar i zonës zero
E freskët sikur të ishte direkt nga deti
A+++
Efikasitetit i lartë i energjisë
Ngrirje e shpejtë
Ngrirje e shpejtë

Detajet teknike

Klasa energjisë: A ⁺ ⁺ ⁺

Përmasat e produktit (Gj x L x Th): 60 × 185 × 64 cm

Hapja e derës: Hapja e derës nga të dyja anët

Ngjyra: Gri metalik

Klasa e klimës: SN, ST, N, T

Volumi gjithsej bruto/neto: 329 / 302 L

Kpaciteti i pjesës së freskisë: brutto/netto: 231 / 222 L

Kapaciteti i ngrirësit: brutto/netto: 98 / 80 L

Kapacititeti i ngrirjes: 8 kg/24h

Koha e ruajtjes kur ndërpritet korrenti elektrik: 18 h

Tipi i ekranit: Ekran LED

Alarm akustik për derë të hapur

Sinjal zanor e vizual për temperaturë të lartë në frigorifer: sinjal i bardhë

CrispZone me kontroll të lagështisë: Sirtar i madh me rregullator lagështie

AdaptCool: Sistem inteligjent memorizimi

NoFrost Plus

Çelsi për ftohje intensive

Ngrirje e shpejtë me vetëstakim

EcoMode: Program kursimi të energjisë

Mbajtëse vezësh dhe akulli: 1 x 7

SimpleSlide: Ndarje të lëvizshme ne derë: 2

Ndriçim LED nga lart

4 ndarëse xhami

Mbajtës shishe

Raft për shishe me ndalues

Ndarje për gjalpë dhe djathë: MultiBox

Zero zone

XXL SpaceBox: Sirtar

XtremeFreeze: Intensitet i lartë ngrirjeje në sirtarin e sipërm të ngrirjes

2 rafte xhami

Konsumi i energjisë kWh/24 orë: 0.45 KWh

Niveli i zhurmave (max.): 41 dB(A)

Përmasat e produktit (Gj x L x Th): 60 × 185 × 64 cm

Përmasat e paketimit të produktit (Gjerësi x Lartësi x Thellësi): 64 × 191 × 75 cm

Pesha neto: 68 Kg

Pesha bruto e pajisjes: 70.5 Kg

Fuqia: 120 W

Siguresë: 10 A

Kodi i artikullit: 419639

Kodi EAN: 3838942923548

Karkasa

Na vizitoni
Facebook
YouTube
Flickr
Ndani me të tjerët
Facebook
Twitter
Informohuni
RSS
Regjistrim për buletin