Afër
...

Karakteristika

Teknologjia Inverter

Trajtim i kujdesshëm për një ushqim me shije
Për shkak të teknologjisë inverter, energjia është e shpërndarë në mënyrë të barabartë në vend të pulsimit. Si rezultat i kësaj, ushqimi ruan strukturën e tij fillestare, duke përfshirë vitaminat, mineralet dhe fibrat. Avantazhet e shpërndarjes uniforme të energjisë janë veçanërisht të mirëpritura gjatë ringrohjes ose shkrirjes, si dhe kur gatuan lëngje. Koha e përgjithshme e valëve mikro është më e shkurtër, gjë e cila ul konsumin e energjisë.

Teknologjia mikse

Tavat e të gjitha madhësive janë të mirëpritura
Teknologjia mikse lejon tavat me përmasa standarde të vendosen në një furrë me mikrovalë. Gjithë gjerësia e furrës përdoret, duke i thënë lamtumirë rrotullimit tradicional të tabakave dhe ngrohjes së pabarabartë. Sistemi i avancuar i shpërndarjes me mikrovalë ngroh ushqimin në mënyrë uniforme në të gjithë vëllimin. Kjo teknologji është në dispozicion në të dyja llojet e furrave me valë mikro.

Brendësi inoksi

Pjesa e brendshme e disa prej furrat tona me mikrovalë është bërë prej çeliku inox, gjë që jep rezultate të shkëlqyera gatimi. Çeliku inox në brendësi përmirëson qarkullimin e valëve mikro në furrë në krahasim me furrat e tjera.

Ekran Smart

Një ekran që zgjatet në të gjithë lartësinë e furrës-mikrovalë më shumë se pamje elegante ofron qartësi; ky është gjithashtu shumë efikase në monitorimin e progresit gatim në furrë sipas funksionit të zgjedhur. Për më tepër, një kohëmatës do t'ju informojë në çdo kohë se sa minuta procedura e zgjedhur do të marrë.
më shumë info
më pak info

AUTO MENU / Program i paracaktuar dhe program i memorizuar për përdoruesin për përzgjedhje më të lehtë.

Shumë modele kanë menu (automatike), pra një numër paraprak programesh për përgatitjen akoma më të thjeshtë të disa ushqimeve. Ju zgjidhni llojin e ushqimit dhe vendosni peshën e tij dhe furra automatikisht do të rregullojë fuqinë dhe kohë e gatimit përkatës. Për të gjithë ata që përdorin një procedurë të veçantë gatimi për të përgatitur një pjatë të preferuar, funksioni i memorizimit të programit, do të jetë veçanërisht i dobishëm. Kjo mundëson memorizimin e procesit të përgatitjes së një pjatë dhe më pas mund të aktivizohet duke shtypur një buton të vetëm.
më shumë info
më pak info

Sistemi i valëve Gourmet

Teknologjia e sistemit të valëve Gourmet siguron një shpërndarje të nxehtësisë në të gjithë zgavrën e furrës, duke dhënë rezultate gatimi më të mira dhe më shpejtë, ndërsa gjithashtu ruan vitaminat dhe vlerat ushqyese në të. Monitorimi i vazhdueshëm dhe kontrolli i nivelit të energjisë përshpejton shndërrimin e energjisë elektrike në valë mikro, duke siguruar një shpërndarje edhe më të barabartë në mikrovalë në krahasim me furrë-mikrovalat konvencionale, që rezulton në një performancë superiore. Kjo teknologji jo vetëm ju kursen kohë, por edhe sjell kursime të konsiderueshme të energjisë - deri në 15%. Në mikrovalat Gorenje, me sistemin e valëve Gourmet, ju mund të shijoni gatime delikate, pulë e pjekur krokante, pica të shijshme, peshk ose perime në avull me lëngun e tyre në vetëm pak minuta.
më shumë info
më pak info

Kontroll me prekje

Teknologjia moderne me sensorë lejon funksionimin e qartë dhe të thjeshtë me prekje (touch-control) të furrës-mikrovalë. Furra thjesht mund edhe të bllokohet për të parandaluar përdorimin e paautorizuar. Sipërfaqe e kontrolli është krejtësisht e butë dhe kështu pastrohet tepër lehtë.
më shumë info
më pak info

Furrë multi funksionale: mikrovalë, ngrohje dhe zgarë

Furrat-mikrovalë Gorenje inkaso ju ofrojnë të gjitha avantazhet e mikrovalave, me ngrohjen dhe grillën, ndërkohë që përdorimi i kombinuara i tyre të sjell një botë krejt të re me opsione të kuzhinës dhe eksperiencë. Ka 6 nivele të ndryshme fuqie që mundësojnë shpejtimin e gatimit tuaj, ndërsa ngrohja aktive (ngrohje deri në 250 °C) siguron gatim të përkryer në çdo kohë. Mundësia e gatimit në të njëjtën kohë me përdorimin e grillës dhe ngrohjes është veçanërisht e dobishme kur përgatisim rosto, ndërsa përdorimi i kombinuar i grillës dhe mikrovalës mund të përdoret për efekt të madh kur gatuajmë copa të vogla të mishit, pica dhe shumë ushqime të tjera.
më shumë info
më pak info

Kornizë për instalim të lehtë

Instalimi i furrë-mikrovalës është i lehtë: Ju thjesht vendoseni atë në zgavrën e caktuar të duke përdorur edhe kornizën e veçantë me ventilim, e cila siguron një përshtatje të këndshme të furrës me pjesën tjetër të kuzhinës tuaj. Si alternativë, mund të jetë edhe si inkaso e fshehur pas një kanati në kuzhinë.
më shumë info
më pak info

Vendosje manuale e fuqisë

Pesë nivelet e ndryshme të fuqisë lejojë që të rregullojmë caktimin e energjisë së mikrovalës që i përshtatet më mirë ushqimit që ne dëshirojmë të përgatisim. Ju mund të vendosni nivelin e energjisë 100%, 70%, 50%, 30% ose 10%, sipas llojit të ushqimit të dëshiruar të gatimit. Në të njëjtën mënyrë që ju mund të rregulloni nivelin e duhur të energjisë për grillë, para-nxehje të furrës dhe gatimit me ngrohje.
më shumë info
më pak info

Programe të paracaktuara dhe funksioni i memorizimit

Disa modele vijnë me (auto) menu me receta paraprake për të përgatitur gatime të caktuara edhe më lehtë. Ju zgjidhni në furrë llojin e ushqimit që ju doni të përgatitni dhe jepni peshën e tij dhe furra automatikisht do të zgjedhi programin ideal dhe kohëzgjatjen për rezultatin optimal. Funksioni i memories është veçanërisht i dobishëm për përgatitjen e gatimeve tuaja të preferuara: duke shtypur një buton të vetëm, furra do të japë rezultat të përsosur, në çdo kohë.
më shumë info
më pak info

Kontroll i besueshëm elektronik dhe receta paraprake

Të gjitha furrat Gorenje ofrojnë përdorim të lehtë dhe kontroll elektronik me caktim të saktë të kohëzgjatjes dhe mënyrës së gatimit. Kur përdorni receta të gatshme gatimi për ushqime si pica apo pulë, ose për rinxehjen e pijeve, gjithçka që ju duhet të bëni, është të jepni peshën e ushqimit / pijes dhe furra automatikisht zgjedh programin ideal dhe kohë për t’ju dhënë një rezultat të përsosur në çdo kohë. Karakteristika të veçanta të modeleve të avancuara të furrave Gorenje janë programet automatike që operojnë me sensorë. Display përdor simbole lehtësisht të lexueshëm dhe tekst për t'ju ndihmuar përmes procesit të thjeshtë të përzgjedhjes.
më shumë info
më pak info

Shkrirje dhe pjekje superiore në konfigurimin me valë mikro

Mundësia e shkrirjes ciklike që shfaq sekuenca rastësore të energjisë pulsuese prej valësh mikro penetron ushqimin nga brenda, duke e shkrirë atë më njëtrajtësisht dhe më shpejt. Tipari Turbo i pjekjes i përdorur në ngrohjen tradicionale përdor ajrin e nxehtë dhe zgarën duke ndihmuar në pjekjen krokante dhe ngjyrë kafe, gjë e cila deri më tani ishte gati e pamundur për t’u arritur në një mikrovalë. Funksionaliteti i jashtëzakonshëm i kësaj furre me mikrovalë ju ofron një shumëllojshmëri zgjedhjesh në përgatitjen e ushqimit:
• shkrirje dhe ringrohje
• përdorim i kombinuar i zgarës dhe ngrohje tradicionale
• përdorimi i kombinuar i mikrovalëve dhe ngrohjes tradicionale
• pjekje / gatim në mënyrë tradicionale, pa valë mikro.
më shumë info
më pak info

Pjatë rrotulluese, tavë dhe grilë për rezultate optimale

Pjatat rrotulluese të integruara janë projektuara që ushqimi të jetë i gatuar në mënyrë të njëtrajtshme, ato gjithashtu janë çelësi i shkrirjes automatike. Përveç pjatës së qelqit ka edhe grilë për skuqjen e mishit, një tabaka prej metali të emaluar dhe një tavë të veçantë pjekje të përshtatshme për disa lloje pjatash - nga biskotat tek mishi - për gatimin / pjekjen në metodën tradicionale. Modele më të sofistikuara kanë gjithashtu edhe tavë për pica.
më shumë info
më pak info