Philippe Starck është një krijues francez i njohur ndërkombëtarisht.
Të kuptuarit e tij të thellë të jetesës bashkëkohore, dashuria ndaj ideve, dëshira për të mbrojtur të dobishmen, kanë shoqëruar kryeveprat e Starck njëra pas tjetrës, nga produktet e përditshme si mobiljet apo shtrydhëset e limonëve, tek jahtet revolucionare, biçikleta elektronike ose hotele e restorante ekzotike.
Duke projektuar koleksionin e parë Gorenje, Philippe Starck konfirmon detyrimin e tij për t'i shërbyer komunitetit duke ofruar cilësinë më të mirë me çmimin e duhur, me produkte të krijuara me inteligjencë, cilësi dhe ndershmëri.
Linja Gorenje by S+ARCK është krijuar për t'u kombinuar dhe për të reflektuar çdo stil jetese dhe personaliteti, duke vënë gjithmonë përdoruesin në zemër të proçesit të tij krijues.
"Nëpërmjet dizainit tim, përdoruesi i ka të gjitha mundësitë për të krijuar eksperiencën e tij." Philippe Starck
10.000 krijimet e tij dhe fama globale, asnjëherë nuk e kanë bërë të harrojë thelbësoren, misionin dhe vizionin e tij: projekti, në çfarëdo forme qoftë, duhet të përmirësojë jetesën e sa më shumë njerëzve të jetë e mundur, nëpërmjet produkteve "të mira" përpara të qënit të "bukura".
"Çdo objekt, çdo formë, çdo stil duhet të ketë një kuptim, dhe është ky kuptim që ndikon jetën tonë çdo ditë." Philippe Starck