NE GATUAJMË. JU SHIJONI JETËN.FURRA TË REJA TË INTEGRUARA GORENJE OptiBake
Ne e dimë që koha është thelbësore dhe që ju dëshironi të shfrytëzoni sa më shumë ditët tuaja. Kjo është arsyeja pse furrat e reja të integruara Gorenje OptiBake ju ofrojnë mjaft karakteristika, të cilat që do ta bëjnë gatimin më të lehtë dhe më të këndshëm, por mbi të gjitha do të harxhojnë më pak kohë. Na lini ne të kujdesemi për gatimin, ndërkohë që ju vazhdoni të shijoni jetën.
- HomeMade - ushqim i pjekur çdo herë në mënyrë të njëtrajtshme, për shkak të qarkullimit më të mirë të ajrit dhe temperaturës së pandryshueshme në të gjithë furrën
- SteamAssist - ushqim i zier në mënyrë perfekte në avull dhe kore krokante duke shtuar avull gjatë procesit të pjekjes
- AirFry - ushqim i skuqur pa kalori shtesë, pasi kjo metodë e pjekjes intensive me ajër të nxehtë, për të siguruar një kore krokante ngjyrë ari me shije të përkryer, nuk ka nevojë për yndyrë
- FastPreheat - arrin një temperaturë deri në 200 ˚C në vetëm 5 minuta, duke kursyer 30% të kohës së nevojshme për parangrohjen standard
Zbuloni furrat e integruara OptiBake
Rezultate perfekte pjekjeje
Formë HomeMade
Piqet çdo herë në mënyrë të njëtrajtshme
Furrat Gorenje janë të mirënjohura për hapësirën e tyre inovative të rrumbullakosur, e cila ka qenë karakteristika e tyre dalluese për shumë vite. Forma HomeMade është frymëzuar nga furrat tradicionale me djegie drush dhe siguron qarkullim më të mirë të ajrit në krahasim me konkurrentët.
Tani, forma HomeMade është rinovuar plotësisht dhe rrjedhja e ajrit është përsosur për shkak të një modeli të ri ngrohësi dhe shpërndarjes së përmirësuar të hapjeve të ventilimit. Kjo është arsyeja pse temperatura është e pandryshueshme në të gjithë furrën.
Gjellët tuaja nuk do të digjen më asnjëherë nga njëra anë dhe të piqen më pak nga ana tjetër.
më shumë info
më pak info
SteamAssist
Për koren perfekte
Duke hedhur ujin në depozitën e ujit në panelin e kontrollit, do të merrni ushqim të zier në mënyrë perfekte në avull dhe kore krokante.
Kur zgjidhni një program, i cili e ka opsionin e shtimit të avullit gjatë procesit të pjekjes, furra do t’ju njoftojë kur të jetë koha e duhur. Në varësi të modelit të furrës, për të aktivizuar injektimin e avullit duhet të shtypni çelësin qendror ose të prekni funksionin në ekran.
më shumë info
më pak info
AirFry (Skuqje me ajër)
Për indulgjenca të shëndetshme
Tani mund të keni shijen dhe pamjen krokante të ushqimit të skuqur, pa kalori shtesë. Kjo metodë e pjekjes jashtëzakonisht intensive me ajër të nxehtë, për të siguruar një kore krokante ngjyrë ari me shije të përkryer, nuk ka nevojë për yndyrë
E kombinuar me një tavë pjekjeje speciale me vrima, (në varësi të modelit), e cila përmbledh në mënyrë perfekte gjellën përqark, do të arrini rezultate edhe më të mira.
E përshtatshme për copa të vogla mishi, peshku, perimesh dhe produkte të ngrira të përgatitura paraprakisht, si patate të skuqura dhe copëza pule.
më shumë info
më pak info
EKSPLORONI MË SHUMË KARAKTERISTIKA
klikoni për të
zgjeruar
klikoni për të
mbyllur
FastPreheat (Paranxehje e shpejtë)
Për frymëzim të minutës së fundit
Furrat OptiBake arrijnë një temperaturë deri në 200 ˚C në vetëm 5 minuta, duke kursyer 30% të kohës së nevojshme për parangrohjen standard dhe duke i bërë ato një nga furrat më të shpejta në treg.
Kjo është shumë e përshtatshme për recetat që kërkojnë një furrë të parangrohur. Kur të arrijë temperatura e duhur, do t’ju informojë një sinjal drite dhe zëri.
StepBake (Pjekje me disa hapa)
Ushqim perfekt me 2 ose 3 hapa
StepBake i mundëson kuzhinierit kontrollin e plotë të procesit të pjekjes, i cili mund të programohet manualisht. Thjesht vendosini parametrat për secilin nga 2 ose 3 hapat e dëshiruar dhe furra do të kujdeset për gjithçka. Nuk ka nevojë për ndërveprim të mëtejshëm. Gjithçka që ju mbetet është të shijoni rezultatin përfundimtar.
BigSpace (Hapësirë e madhe)
Vëllimi 77 l
Gati për recetat XXL? Zgjidhja inovative e dizajnit mundëson një hapësirë më të madhe dhe gjerësia e furrës përdoret plotësisht. Për çdo tavë pjekjeje ka më shumë hapësirë dhe teknologjia superiore siguron që ushqimi të gatuhet në mënyrë të njëtrajtshme në të gjitha nivelet.
MaxView (Pamje maksimale)
Dije gjithmonë se çfarë po ndodh
A e dini se hapja e derës gjatë kohës së pjekjes shkakton uljen e temperaturës në furrë dhe madje mund të prishë gjellën? Për shkak të madhësisë së maksimizuar të dritares së derës, ndriçimit të shkëlqyer halogjen dhe pozicionimit të përmirësuar të nivelit të pjekjes, furrat e reja OptiBake ofrojnë në çdo kohë një pamje të plotë të procesit të pjekjes, pa e hapur derën.
ExtraSteam (Shtim avulli)
Mënyra më e thjeshtë për të pjekur me avull
Ky program krijon një mjedis gatimi të përsosur me avull, i cili siguron që buka juaj të ketë një kore të fryrë dhe krokante. Gjithçka që duhet të bëni është të vendosni pak ujë në një tabaka të cekët, të zgjidhni programin ExtraSteam dhe ta lini furrën të kryejë punën.
PerfectGrill (Pjekje perfekte në zgarë)
Një ngrohës i dyfishtë për ushqime krokante në mënyrë të njëtrajtshme
Rezultatet më të mira të pjekjes arrihen me një kombinim të ngrohësve të mëdhenj dhe të vegjël, ku ky i fundit është vendosur brenda të madhit. Vendosja e zgjuar e ngrohësve mundëson shpërndarjen optimale të nxehtësisë dhe siguron rezultatet përfundimtare të pjekjes çdo herë, në mënyrë që ushqimi të jetë krokant nga jashtë dhe i butë nga brenda.
Telescopic guides (Udhëzuesa teleskopikë)
Për trajtimin e lehtë dhe të sigurt të tavave të pjekjes
Udhëzuesit teleskopikë me rrëshkitje të lehtë ofrojnë një pamje të përsosur gjatë procesit të pjekjes, si dhe trajtim më të sigurt dhe më të lehtë të tavave të pjekjes. Në varësi të modelit, furrat Gorenje OptiBake kanë ¾ udhëzues teleskopikë të zgjatur në një ose dy nivele. Si një opsion shtesë, ne ofrojmë edhe udhërrëfyes teleskopikë fleksibël me një nivel, të cilët mund të vendosen thjesht me një klik në nivelin e dëshiruar të udhëzuesve me tela.
MultiLevel baking (Pjekje me shumë nivele)
Kur doni t’i bëni të gjitha
Kombinimi i lëvizjes inteligjente të ajrit, hapësirat e shpërndara në mënyrë të njëtrajtshme midis pozicioneve të tavës dhe zgavra speciale pak e rrumbullakosur, sigurojnë që ushqimi të piqet në mënyrë të njëtrajtshme në çdo nivel dhe meqenëse vëllimi i furrës është më i madh, edhe pamja është e shkëlqyer.
AutoBake (Pjekje automatike)
Kur nuk dini se si
Furrat Gorenje OptiBake ofrojnë programe gatimi plotësisht automatike, me mundësi zgjedhjeje nga 22 recetat më të njohura, thjesht ideale për fillestarët. Të testuara gjerësisht nga ekspertët e Gorenje-s, programet AutoBake janë të sigurta ndaj problemeve, duke dhënë rezultate të shkëlqyera edhe pa ngrohje paraprake.
Gjithçka që duhet të bëjë përdoruesi në pak raste, është zgjedhja e llojit dhe peshës së pjatës dhe shtypja e butonit “start”. Furra do të bëjë pjesën tjetër.
FrozenBake (Pjekja e produkteve të ngrira)
Mënyra më e shpejtë për të pjekur ushqime të ngrira
Ky program efikas pjekjeje është zgjedhja perfekte për të gjitha ushqimet e ngrira dhe ushqimet e përgatitura paraprakisht.
GentleBake (Pjekje e butë)
Për ushqim super të butë dhe me lëng
Ky funksion ka të bëjë me pjekjen e butë, të ngadaltë dhe të njëtrajtshme. Në këtë mënyrë, lagështia mbyllet brenda dhe ushqimi mbetet super i butë dhe i lëngshëm. I përshtatshëm për përgatitjen e mishit, peshkut ose brumrave në një nivel.
Pizza function (Funksioni i picës)
Pica më e mirë në qytet
Ky program me cilësimin e temperaturës së pjekjes deri në 300 ˚C është krijuar posaçërisht për t’ju ndihmuar të piqni picën perfekte, fokaçën, pitet dhe ushqimet e ngjashme të pjekura.
Gratin (Musakatë)
Për koren më të shijshme ngjyrë ari
Opsioni Gratin ju mundëson të bëni kore të përkryer ngjyrë kafe në të artë për lazanjat, mishin, musakanë me patate dhe gjellët e tjera me djathë të shkrirë.
Perforated enamled tray (Tavë e emaluar me vrima)
Për të gjitha kryeveprat tuaja të skuqura në ajër
Tava e emaluar me vrima mundëson një rrjedhje më të madhe të ajrit të nxehtë, duke i bërë ekstra krokante dhe të shijshme të gjitha gatimet tuaja të skuqura në ajër. Në të njëjtën kohë, me funksion SteamAssist është i përshtatshëm edhe për të gatuar gjellë me avull në furrë.
BakeSensor (Sensor pjekjeje)
E pjekur në mënyrë perfekte, çdo herë
Duke kontrolluar temperaturën brenda ushqimit, BakeSensor (Sensori i pjekjes) menaxhon të gjithë procesin dhe madje aktivizon alarmin kur pjata është gati.
PyroClean (Pastrim pirolitik)
Funksion premium i vetëpastrimit
Pastrimi pirolitik është mënyra më efikase për të pastruar një furrë në temperatura jashtëzakonisht të larta dhe për ta lënë furrën pa njolla. Për të garantuar sigurinë, furra bllokohet gjatë dhe menjëherë pas procesit të pastrimit dhe pasi ftohet, thjesht duhet të fshini hirin e mbetur me një leckë të lagur.
CataClean (Pastrimi katalitik)
Një sipërfaqe që nuk lejon yndyrna
Pastrimi katalitik përfaqëson një ndihmë të madhe për mirëmbajtjen e furrës. Kur furra gjatë procesit të pjekjes arrin 85 ˚C ose më shumë, kapaku i ventilatorit katalitik do të fillojë automatikisht të thithë yndyrën dhe papastërtitë.
AquaClean (Pastrimi me ujë)
Pastrim i thjeshtë, i rastësishëm
AquaClean ofron ndihmë të madhe në pastrimin e hapësirës së furrës. Mjafton të hidhni gjysmë litër ujë në një tavë pjekjeje dhe të ndizni funksionin AquaClean pas çdo pjekjeje. Në vetëm 30 minuta, rezultatet janë të dukshme në të gjithë sipërfaqen dhe në tavat e pjekjes. Njollat dhe yndyrat zbuten dhe mund të fshihen lehtësisht.
ChildSafe (E sigurt për fëmijët)
Kur duhet të largoheni për një moment
Kujdesi për fëmijët i bën furrat Gorenje OptiBake më të përshtatshme për familjen. Lënia e fëmijëve në kuzhinë pa mbikëqyrje tani është më e sigurt, pasi një bllokues mekanik i derës i pengon ata të hapin derën e furrës në çdo kohë.
Quadro Ultra CoolDoor (Derë e ftohtë, me izolim termik të katërfishtë)
E sigurt dhe efikase në energji
Xhami special me glazurë të katërfishtë izolon furrën pirolitike, duke e bërë atë edhe më të sigurt për përdoruesit, veçanërisht nëse ata kanë fëmijë ose kafshë shtëpiake. Për më tepër, duke qenë se nxehtësia mbahet brenda, konsumi i energjisë optimizohet, duke e bërë furrën miqësore me portofolin dhe me mjedisin.
CoolDoor (Derë e ftohtë)
E sigurt dhe efikase në energji
Ndërtimi special inovativ dhe glazura e derës e izolojnë furrën, kështu që nxehtësia mbahet brenda, duke optimizuar konsumin e energjisë, pasi nxehtësia nuk mund të largohet nga brendia e furrës. Kjo e bën furrën edhe më të sigurt për përdoruesit, fëmijët dhe kafshët shtëpiake dhe parandalon ngrohjen e ambientit.
GentleClose & GentleOpen (Hapje dhe mbyllje e butë)
Lëreni gatimin tuaj të bëjë zhurmë
Duhet vetëm një prekje e butë për të hapur ose mbyllur derën e furrës pa probleme, pa zhurmë.
Removable glass door (Derë xhami e heqshme)
Akses i lehtë, pastrim i thjeshtë
Xhamat e derës mund të hiqen lehtësisht, duke siguruar pastrim më të lehtë dhe rrjedhimisht pamje gjithmonë e shkëlqyer në furrë.
DC+ System (Sistemi DC+)
Menaxhim efektiv i nxehtësisë
Sistemi DynamiCooling ftoh në mënyrë efikase pjesën e jashtme të furrës (ose karkasën) për të parandaluar çdo dëmtim të shkaktuar nga temperatura e lartë. Në furrat me sistemin DynamiCooling+, sensorët e nxehtësisë e rregullojnë ftohjen e mureve të jashtme të furrës derisa të arrijnë një temperaturë prej 60 °C. Kjo është veçanërisht e përshtatshme në furrat me funksionin e pastrimit pirolitik, i cili funksionon me temperatura jashtëzakonisht të larta.