Afër
...

Karakteristikat e sobës

Kontroll i zierjes

Mbi zierja si një problem i harruar
Automatikisht rregullon fuqinë e gatimit. Pasi fillimisht vepron me fuqi maksimale, zona gatimit mban temperaturën e dëshiruar për të parandaluar mbivlimin ose mbizierjen.

Forma HomeMade

Pjekje si në furrat tradicionale me dru
Forma karakteristike e rrumbullakët është një nga veçoritë më të dobishme të furrave Gorenje. Frymëzuar nga furrat tradicionale me dru, ajo mundëson ajrin e nxehtë të lëvizë lirshëm. Ushqimi është gatuar gjithmonë në mënyrë perfekte sepse ai eshte ngrohur nga të gjitha anë në mënyrë të barabartë, hijshëm në pamjen e jashtme dhe i shijshëm në ngrënie. Kombinuar me sistemin MultiFlow 360˚ të ventilimit, kjo e bën pjekjen në 5 nivele të mundshme.
_products/features/icon - Reduktor për vatër të vogël kafeje

Reduktor për vatër të vogël kafeje

Përshtatet për ritualin tuaj të mëngjesit
Projektimi i ri i pianurave të gazit Gorenje përfshin një reduktor kafeje shumë praktik, ideale për enë me diametër të vogël.

Pianurë me gaz

Pianurat inovative me gaz të projektuara nga Gorenje mundësojnë një gatim të shpejtë dhe efikas. Gazi kombinohet gjithmonë me ajër para se të ndizet, kështu që përdorimi i tij dhe kontrolli i flakës janë dukshëm më mirë se në pianurat e mëparshme. Zgarat e vatrave të gazit janë një copë e vetme, të cilat tani e kanë thjeshtuar pastrimin e pianurave në mënyrë të ndjeshme.
më shumë info
më pak info
_products/features/icon - Pianura Induksioni

Pianura Induksioni

Pianurat e induksionit ngrohen dy herë më shpejt se sa ato të gazit, kjo i bën ato relativisht më ekonomike dhe më të sigurta. Në pianurën me induksion vetëm pjesa që është në kontakt me enën nxehet, ndërsa sipërfaqja e mbetur qëndron e ftohtë dhe gjithmonë e sigurt nëse e prekim. Temperatura rregullohet në çast, nga një kontakt i thjeshtë, dhe parandalon rrezikun e mbi vlimit. Me këtë pianurë, çokollatë e shkrirë, salcat të vështira dhe gatime të tjera në temperatura të ndjeshme bëhet vetëm me një komandë të thjeshtë.
më shumë info
më pak info
_products/features/icon - SilverMatte

SilverMatte

Tepër rezistente por edhe e lëmuar
Cilësia dhe lloji i smaltit janë jashtëzakonisht të rëndësishme për furrën dhe funksionimin e saj. Silver Matte është në fakt shumë rezistente dhe e fortë dhe mund ti qëndrojë nxehtesise ekstreme, madje dhe pastrimit pirolitik në 500 ° C. Pa mikro pore, ajo mbështjell sipërfaqet e furrës dhe tavat e pjekjes, duke i bërë ato rezistente ndaj temperaturave të larta, mikrovalëve dhe avullit. Veshje e trefishtë e brendshme ndihmon në reflektimin e nxehtësisë dhe siguron izolimin extra. Kështu që, pjesa e brendëshme e furrës mbetet gjithmonë sterile dhe e sigurtë.
më shumë info
më pak info
_products/features/icon - AquaClean

AquaClean

Pastrim i thjeshtë dhe i përgjithshëm
Funksioni AquaClean është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme nga që furrat e reja Gorenje kanë emalim të ri në të gjitha linjat. AquaClean ofron ndihmesë të madhe në pastrimin e zgavrës së furrës. Gjithçka që duhet për të është vetëm një gjysmë litër ujë në një tavë pjekje dhe aktivizimi i funksionit AquaClean pas çdo pjekje. Në vetëm 30 minuta, rezultatet janë të dukshme në të gjithë sipërfaqen dhe tavat e pjekjes. Njollat dhe yndyrnat zbuten dhe mund të largohen si kurrë më lehtë dhe furra mbetet e pastër pa njolla.
më shumë info
më pak info
_products/features/icon - Super hapësirë

Super hapësirë

Gati për recetat XXL
Hapësira e madhe e furrës ju lejon gatimin e një sasie të madhe ushqimi – dhe kjo jo vetëm për shkak të qarkullimit të ajrit në të gjitha nivelet, por edhe për shkak të 46cm gjërësi të tavës së pjekjes në të dy furrat - standarde dhe kompakte. Zgjidhjet inovative lejojnë një hapësirë të brendshme më të mëdha dhe gjerësia furra është plotësisht e përdorshme. Ka më shumë hapësirë në çdo tavë pjekje dhe teknologjia superiore na bën të sigurt se ushqimi është i gatuar në mënyrë të barabartë në të gjitha nivelet.
më shumë info
më pak info
_products/features/icon - Më shumë hapësirë

Më shumë hapësirë

Më shumë hapësirë për liri më të madhe gatimi
Gjenerata e re e furrave Gorenje fsheh një formë brenda në pjesën e sipërme. Tani qarkullimi i optimuar i ajrit brenda në një vëllim edhe më të madh, bëhet krejtësisht lirisht. Volumi më i madh lejon përgatitjen e tavave më të mëdha të pjekjes dhe sasi më të mëdha të ushqimit, ndërsa jashtë dimensionet tyre mbeten të njëjta. Ndërkohë që më parë me 3, tani furrat e linjës Superiore mundësojnë përdorimin në 5 nivele pjekjeje në të njëjtën kohë. Kapaciteti shkon deri në 75l në furrat standarde dhe deri në 53l në furrat-mikrovalë, që është ndër më të mëdhatë në dispozicion në treg.
më shumë info
më pak info
_products/features/icon - Pamje e këndshme

Pamje e këndshme

Pamje e shkëlqyer
Modelet e avancuara kanë ndriçim të dyfishtë brenda në furrë. Kombinuar me derën e xhamit, ajo ofron një pamje të qartë për gjatë gjithë procesit të gatimit.
_products/features/icon - Gril perfekte

Gril perfekte

Me nxehës të dyfishtë për ushqim të shijshëm të pjekur kudo njësoj
Rezultatet më të mira për pjekje janë arritur me një kombinim të nxehësit të madh me atë të vogël, ku i fundit është i pozicionuar në brendësi të nxehësit të madh. Pozicionimi i zgjuar i nxehësit lejon shpërndarjen optimale të nxehtësisë dhe jep rezultate të shkëlqyera në pjekje në çdo kohë, kështu që ushqimi është pjekur në mënyrë të shijshme nga jashtë dhe brenda. Një kombinim variabël i nxehësit që bën të mundur përdorimin e njërit (të brendshmit) ose tjetrit (të jashtëm), ose dhe të dyja në të njëjtën kohë. Në modelet e përparuara, nxehësi mund të hiqet e vendoset lehtë për pastrim e mirëmbajtje të lehtë.
më shumë info
më pak info
_products/features/icon - Prova e mishit

Prova e mishit

Pjekje perfekte në çdo kohë
Duke kontrolluar temperaturën brenda mishit, prova e mishit (MeatProbe) menaxhon të gjithë procesin dhe madje aktivizon alarmin kur është koha e duhur.
_products/features/icon - E siguruar për fëmijët

E siguruar për fëmijët

Kuzhina mbetet kurdoherë si një ambient i sigurt
Opsioni ChildLock është i shkëlqyer për ata që kanë fëmijë në shtëpi. Duke i lënë ata në një kuzhinë vetëm, nuk kanë qenë kurrë më të sigurt, pasi ky opsion nuk i lejon ata të aktivizojnë ndonjë parametër.
_products/features/icon - Sistemi i ftohjes DC+

Sistemi i ftohjes DC+

Menaxhim efektiv i nxehtesisë
Sistemi DynamiCooling ftoh me efikasitet pjesën e jashtme të furrës (ose karkasën) për të parandaluar çdo dëm të shkaktuar nga temperatura e lartë. Në furrat me sistem DynamiCooling +, sensorët e ngrohjes rregullojnë ftohje e mureve të jashtme të furrës deri sa ato të arrijnë një temperaturë prej 60 ° C. Kjo është veçanërisht e favorshme në furrat me pastrim pirolitik në të cilat temperatura rritet jashtëzakonisht shumë.
më shumë info
më pak info
_products/features/icon - Derë e lëmuar

Derë e lëmuar

Dera e lëvizshme nuk ka nyje apo bordura që të mbajnë papastërti, duke e bërë pastrimin më të thjeshtë dhe të shpejtë.