Afër
...

Ion Generation

Gjenerata e re ION GENERATION e ngrirësave e frigoriferëve Gorenje është krijuar në harmoni të plotë me natyrën dhe me shëndetin tuaj. Teknologjia inovative IonAir së bashku me atë të avancuara MultiFlow 360 ° dhe NoFrost Plus funksionojnë e krijonë mikroklimë ideale për mbajtjen e ushqime të freskëta dhe të shëndetshme. Duke mbajtur e ruajtur ushqimin të shëndetshme ne përmirësojmë kështu shëndetin tonë. E llogaritur, ne çdo vit hedhim apo shpërdorojmë sasi të mëdha ushqimit për shkak të magazinimit jo të përshtatshëm  apo dhe nga prishja eventuale. Por gjenerate e re e frigoriferëve ION GENERATION na siguron zgjidhje ideale - temperaturë optimale e kombinuara me anione, duke krijuar kështu ambient ideal për ruajtjen dhe magazinim e ushqimeve si dhe mban ato të freskëta e pa baktere, tashmën edhe me gjatë se në çdo sistem tjetër konvencional.

I ruan të freskëta

Për të qenë të shëndetshëm ne duhet të hajmë shëndetshëm. Ushqim i shëndetshëm i siguron trupit të njeriut vitamina, minerale dhe fibra, të cilat janë shumë thelbësore për një dietë të ekuilibruar. Do të ishte e përkryer të marrësh ushqimin direkt nga kopshti por ata që janë në gjendje ta kënë këtë janë ata me fat.

Megjithatë, ne zakonisht i blejmë ushqimet disa ditë përpara. Pa ruajtjen e duhur, ato humbasin vlerat e tyre ushqyese dhe shumë shpejt bëhen burim kryesor i baktereve dhe mikroorganizmave. Ushqim i tillë përfundimisht ka shkuar dëm. Por dhe nuk është për t'u habitur që për një anëtar të një familjeje mesatare shkon dëm rreth 180 kg ushqim në vit. Ekspertët e kompanisë Gorenje mendojnë për çdo detaj, në mënyrë që të krijohet një mikroklimë ideale për ruajtjen e freskisë së ushqimit e lëngut të tyre natyral.

Këtu janë parametrat thelbësore për të pasur një klimë të freskët dhe natyrale brenda në frigorifer.

GJENERATA E JONIZIMIT

Gjenerata ION e frigoriferëve përfundimisht e vendos Gorenje-n në pozitat e markave më të mira në treg. Cilësia dhe vlera janë përsosur me anë të materialeve, linjave të projektuara në mënyrë diskrete, rafteve të cilësisë së lartë dhe përmirësimeve të tjera të shumta funksionale. Kur krijojmë gamën, ne jemi veçanërisht të përkushtuar në krijimin e klimës më të mirë të mundshme brenda pajisjes. Thelbi i të gjitha zgjidhjeve tona të avancuara është teknologjia IonAir, e cila imiton plotësisht proçesin natyror të jonizmit dhe freskon ajrin e frigoriferit. Në mënyrë që të sigurohet rrjedhja e përsosur e ajrit përmes gjithë pajisjes dhe të çohet oksigjeni në çdo pjesë, kemi përdorur sisteme të shkëlqyera ventilimi - MultiFloë 360˚ në modele të përparuara dhe DynamicCooling (Ftohje Dinamike) në modelet bazë të brezit të ri. Teknologjia që kemi përdorur është tërësisht inovative dhe unike në treg. Ky është një sistem shumë inteligjent sensori, i cili ruan gjurmët e zakonet e përdoruesve dhe mban temperaturën konstante dhe klimën ideale.
Mirë se vini në botën e gjeneratës së re të ajrit të jonizuar ION të frigoriferëve Gorenje, të ndërtuar në bashkëpunim të përsosur me natyrën.

Ftohje dinamike

Temperaturë uniforme në të gjithë frigoriferin
Sistemi i përmirësuar i ventilimit funksionon sipas parimit të ftohjes dinamike, duke mbajtur një temperaturë të njëjtë në të gjithë frigoriferin. Për shkak të këtij sistemi operimi, kursehet energji dhe frigoriferi futet në kategorinë e "gjelbër". Ai është i kombinuar më ajrin e jonizuar në modelet bazë, ndërsa në modelet e avancuara operohet me sistemin e ajrit të jonizuar MultiFlow 360°.

Ftohja AdaptTech

Mbajtja e ushqimit të freskët 20% më gjatë
Sistemi inteligjent monitoron, analizon dhe regjistron përdorimin e frigoriferit në intervale javore. Më pas, operimi i tij, sidomos ruajtja e temperaturës së përcaktuar dhe konsumi i energjisë rregullohen sipas përdorimit të identifikuar. Kur dera është e hapur, temperatura e ushqimit nuk do të rritet siç ndodh me frigoriferët tradicionalë: kjo do të pengojnë zhvillimin e baktereve.

Zona me kontroll lagështie

Frutat dhe perimet duken si në një kopësht
Frutat dhe perimet kalben më lehtë se llojet e tjera të ushqimeve. Përveç kësaj, për të mbajtur të gjitha llojet e frutave dhe perimeve të freskëta, ky sirtar i gjerë me një volum prej 36L ju jep mundësinë e përcaktimit të nivelit të lagështisë. Me vendosjen e HumiditySlider, mund të rregulloni nivelin e lagështisë, pra edhe zgjatjen e jetëgjatësisë së këtyre ushqimeve.

Sirtar i zonës zero

E freskët sikur të ishte direkt nga deti
Sirtari me temperaturë rreth 0°C është ideal për magazinimin e freskët ose të marinuar të mishit, peshkut dhe produkteve të detit. Ajo zgjat freskinë e ushqimeve delikate dhe e mban lëngun natyral të tyre si dhe vlerat ushqyesve.

Super e ftohtë

Ftohje e shpejtë pas pazareve të gjata.
Funksioni i ftohjes intensive ul temperaturën në frigorifer në 3 °C, e cila është më e ulët se zakonisht me gati gjysmën. Kombinuar me vëllimin e madh në ndarjen frigoriferike të frigoriferit, kjo temperaturë është ideale për ftohjen e shpejtë të ushqimeve, pas një udhëtimi (pazari) të gjatë. Pas gjashtë orësh, funksioni fiket automatikisht dhe temperatura aty kthehet në gjendjen fillestare.

Ngrirje e shpejtë

Ngrirje e shpejtë
Ky funksion e ngrin ushqimin deri në -24 °C për të ruajtur shumicën e vlerave minerale të ushqimit. Pas rreth 2 ditësh, funksioni fiket automatikisht dhe temperatura në pjesën e ngrirjes i rikthehet vlerave fillestare.

Ruajtje e zgjuar

Gjithkush dëshiron të ketë frigorifer si ato të para në një revistë. I pastër, i lehtë për t'u përdorur dhe ku çdo gjë është në rregull. Ne e dimë që kjo nuk është e thjeshtë. Prandaj, ne u përpoq për të bërë këtë të mundur në gjeneratën e re ION GENERATION të ngrirësave e frigoriferëve Gorenje. Le të shohim se çfarë ka brenda!

Ndarje të lëvizshme

Tërhiqen dhe dalin jashtë lehtësisht
Ndarje me udhëzues që dalin me tërheqje shpejt dhe lehtë për të arritur ushqimet në pjesën e pasme të frigoriferit. Ndarjet e xhamit të temperuar janë shumë të qëndrueshme dhe mund të mbajnë deri në 22 kg ushqim.

Sirtar me hapësirë XXL

Hapësirë e mjaftueshme për të ruajtur edhe gjel deti
Ky sirtar i madh në ndarjen e ngrirësit është më i madhi në pajisje dhe kjo është ideale për magazinimin e ushqimeve në copa të mëdha si gjel, disa pica apo edhe ëmbëlsira.

Ruajtje e gjelbërt

Kompresor inverter i fuqishëm, panele vakumi, ndriçim LED, sistem ftohje me energji efektive dhe program EcoMode, të gjitha këto kontribuojë në kursim energjie në nivele të mahnitshme.

Frigoriferi është e vetmja pajisje që punon 24/7. Kështu që, duke punuar kaq shumë, kjo pajisje konsumon shumë energji. Gjenerata e re e ngrirësve dhe frigorifëve Gorenje ofron kombinime të klasave të larta të energjisë dhe parametrave të tjerë e së bashku kontribuojnë në kursimin e të parave tona si dhe në kursimin e energjisë.

Galeria

Produkte