Gjenerata ION e frigoriferëve përfundimisht e vendos Gorenje-n në pozitat e markave më të mira në treg. Cilësia dhe vlera janë përsosur me anë të materialeve, linjave të projektuara në mënyrë diskrete, rafteve të cilësisë së lartë dhe përmirësimeve të tjera të shumta funksionale. Kur krijojmë gamën, ne jemi veçanërisht të përkushtuar në krijimin e klimës më të mirë të mundshme brenda pajisjes. Thelbi i të gjitha zgjidhjeve tona të avancuara është teknologjia IonAir, e cila imiton plotësisht proçesin natyror të jonizmit dhe freskon ajrin e frigoriferit. Në mënyrë që të sigurohet rrjedhja e përsosur e ajrit përmes gjithë pajisjes dhe të çohet oksigjeni në çdo pjesë, kemi përdorur sisteme të shkëlqyera ventilimi - MultiFloë 360˚ në modele të përparuara dhe DynamicCooling (Ftohje Dinamike) në modelet bazë të brezit të ri. Teknologjia që kemi përdorur është tërësisht inovative dhe unike në treg. Ky është një sistem shumë inteligjent sensori, i cili ruan gjurmët e zakonet e përdoruesve dhe mban temperaturën konstante dhe klimën ideale.
Mirë se vini në botën e gjeneratës së re të ajrit të jonizuar ION të frigoriferëve Gorenje, të ndërtuar në bashkëpunim të përsosur me natyrën.