
Gjenerata ION e frigoriferëve përfundimisht e vendos Gorenje-n në pozitat e markave më të mira në treg. Cilësia dhe vlera janë përsosur me anë të materialeve, linjave të projektuara në mënyrë diskrete, rafteve të cilësisë së lartë dhe përmirësimeve të tjera të shumta funksionale. Kur krijojmë gamën, ne jemi veçanërisht të përkushtuar në krijimin e klimës më të mirë të mundshme brenda pajisjes. Thelbi i të gjitha zgjidhjeve tona të avancuara është teknologjia IonAir, e cila imiton plotësisht proçesin natyror të jonizmit dhe freskon ajrin e frigoriferit. Në mënyrë që të sigurohet rrjedhja e përsosur e ajrit përmes gjithë pajisjes dhe të çohet oksigjeni në çdo pjesë, kemi përdorur sisteme të shkëlqyera ventilimi - MultiFloë 360˚ në modele të përparuara dhe DynamicCooling (Ftohje Dinamike) në modelet bazë të brezit të ri. Teknologjia që kemi përdorur është tërësisht inovative dhe unike në treg. Ky është një sistem shumë inteligjent sensori, i cili ruan gjurmët e zakonet e përdoruesve dhe mban temperaturën konstante dhe klimën ideale.
Mirë se vini në botën e gjeneratës së re të ajrit të jonizuar ION të frigoriferëve Gorenje, të ndërtuar në bashkëpunim të përsosur me natyrën.
Ftohje dinamike
Temperaturë uniforme në të gjithë frigoriferin
Sistemi i përmirësuar i ventilimit funksionon sipas parimit të ftohjes dinamike, duke mbajtur një temperaturë të njëjtë në të gjithë frigoriferin. Për shkak të këtij sistemi operimi, kursehet energji dhe frigoriferi futet në kategorinë e "gjelbër". Ai është i kombinuar më ajrin e jonizuar në modelet bazë, ndërsa në modelet e avancuara operohet me sistemin e ajrit të jonizuar MultiFlow 360°.
Ftohja AdaptTech
Mbajtja e ushqimit të freskët 20% më gjatë
Sistemi inteligjent monitoron, analizon dhe regjistron përdorimin e frigoriferit në intervale javore. Më pas, operimi i tij, sidomos ruajtja e temperaturës së përcaktuar dhe konsumi i energjisë rregullohen sipas përdorimit të identifikuar. Kur dera është e hapur, temperatura e ushqimit nuk do të rritet siç ndodh me frigoriferët tradicionalë: kjo do të pengojnë zhvillimin e baktereve.
Zona me kontroll lagështie
Frutat dhe perimet duken si në një kopësht
Frutat dhe perimet kalben më lehtë se llojet e tjera të ushqimeve. Përveç kësaj, për të mbajtur të gjitha llojet e frutave dhe perimeve të freskëta, ky sirtar i gjerë me një volum prej 36L ju jep mundësinë e përcaktimit të nivelit të lagështisë. Me vendosjen e HumiditySlider, mund të rregulloni nivelin e lagështisë, pra edhe zgjatjen e jetëgjatësisë së këtyre ushqimeve.
Sirtar i zonës zero
E freskët sikur të ishte direkt nga deti
Sirtari me temperaturë rreth 0°C është ideal për magazinimin e freskët ose të marinuar të mishit, peshkut dhe produkteve të detit. Ajo zgjat freskinë e ushqimeve delikate dhe e mban lëngun natyral të tyre si dhe vlerat ushqyesve.
Super e ftohtë
Ftohje e shpejtë pas pazareve të gjata.
Funksioni i ftohjes intensive ul temperaturën në frigorifer në 3 °C, e cila është më e ulët se zakonisht me gati gjysmën. Kombinuar me vëllimin e madh në ndarjen frigoriferike të frigoriferit, kjo temperaturë është ideale për ftohjen e shpejtë të ushqimeve, pas një udhëtimi (pazari) të gjatë. Pas gjashtë orësh, funksioni fiket automatikisht dhe temperatura aty kthehet në gjendjen fillestare.
Ngrirje e shpejtë
Ngrirje e shpejtë
Ky funksion e ngrin ushqimin deri në -24 °C për të ruajtur shumicën e vlerave minerale të ushqimit. Pas rreth 2 ditësh, funksioni fiket automatikisht dhe temperatura në pjesën e ngrirjes i rikthehet vlerave fillestare.
Ndarje të lëvizshme
Tërhiqen dhe dalin jashtë lehtësisht
Ndarje me udhëzues që dalin me tërheqje shpejt dhe lehtë për të arritur ushqimet në pjesën e pasme të frigoriferit. Ndarjet e xhamit të temperuar janë shumë të qëndrueshme dhe mund të mbajnë deri në 22 kg ushqim.
Sirtar me hapësirë XXL
Hapësirë e mjaftueshme për të ruajtur edhe gjel deti
Ky sirtar i madh në ndarjen e ngrirësit është më i madhi në pajisje dhe kjo është ideale për magazinimin e ushqimeve në copa të mëdha si gjel, disa pica apo edhe ëmbëlsira.