Garancia

REGJISTRIMI I GARANCISË PESË VJEÇARE
ELEKTROSHTËPIAKET GORENJE

Një nga gjërat më të rëndësishme kur zgjidhni pajisjen tuaj të re është garancia e prodhuesit, pasi periudha e garancisë flet për cilësinë e vetë produktit. Të sigurt në cilësinë e pajisjeve Gorenje - ne ju kemi dhënë një garanci të zgjatur për pajisjen tuaj.

10 VJET GARANCI NË MOTORIN INVERTER POWERDRIVE
GORENJE POWERDRIVE

Një nga gjërat më të rëndësishme kur zgjidhni pajisjen tuaj të re është garancia e prodhuesit, pasi periudha e garancisë flet për cilësinë e vetë produktit. Të sigurt në cilësinë e pajisjeve Gorenje - ne ju kemi dhënë një garanci të zgjatur për pajisjen tuaj.

Pajisje të mëdha

Garanci 3 VJET për të gjitha pajisjet elektroshtëpiake të mëdha (Aspiratorë, Pianura, Furra, Mikrovalë inkaso, Soba, Frigoriferë, Ngrirësa, Lavatriçe, Tharëse rrobash, Lavastovilje etj.) të markës Gorenje të blera në Shqipëri.

Kondicionerë

Garanci 2 VJET për kondicionerë të markës Gorenje të blera në Shqipëri dhe të montuar nga teknikë të autorizuar nga Gorenje Albania.

Ngrohës uji -Bolierë

Për të gjithë ngrohësat e ujit - bolierët metalik vlen një garanci e përgjithshme 2 VJET dhe 5 VJET garanci për kazanin.


Pajisje të vogla

Garanci 6 muaj për të gjitha pajisjet elektroshtëpiake të vogla (Mikrovalë e veçuar, Shtrydhëse për fruta-perime, Mikser, Tost, Xhezve uji, Hekur rrobash, Fshesë korenti, etj.) të markës Gorenje të blera në Shqipëri.

Për të gjitha produktet Gorenje të shitura në Shqipëri, në periudhën e garancisë por edhe pas saj, pikat tona të servisit sigurojnë pjesë këmbimi origjinale nga fabrika Gorenje. Për shërbimin e garancisë, ju lutemi kontaktoni shërbimin tonë më të afërt të autorizuar nga ne. Kompania Gorenje garanton që të gjitha pajisjet dhe aksesorët e prodhuara prej saj, janë konform specifikave teknike të deklaruara dhe janë të kualifikuara për përdorimet e parashikuara. Perdorimi komfort këtyre specifikimeve e udhëzimeve përkatëse të përdorimit, bën të mundur edhe përfitimin e garancisë sipas produkteve përkatëse. Kjo garanci përfitohet për pajisje që përdoren në ambiente familjare banimi. Nëse pajisjet janë përdorur në një apo për biznes, ata nuk mund të mbulohen nga kjo garanci.

Garancia përfitohet vetëm kur sëbashku me faturën e shitjes me datën e shitjes , paraqiten edhe dokumentet origjinale të garancisë së produktit (të plotësuar: data e shitjes, vula dhe firma e shitësit). Të gjitha defektet e fabrikës dhe mangësitë që mund të dalin gjatë periudhës së garancisë, do të eliminohen pa pagesë nga servisi ynë.

Garancia nuk përfitohet për rastet e mëposhtme:

  • bateri, llambëza, qese vakumi, filtrër, etj.,
  • për defekte të provokuara nga përdorimi jo i drejtë ose jo sipas manualit përkatës të përdorimit,
  • riparimet paraprake të bëra nga persona të paautorizuar,
  • instalimi i pjesëve jo origjinale,
  • trajtimi i pakujdesshëm i produktit,
  • lëndimet e shkaktuara nga shoku elektrik apo mekanik për faj të klientit ose të një pale të tretë
  • instalimi jo i saktë i pajisjes
  • përdorim i pajisjes jo në ambiente familjare banimi (kafene, dyqan shitje, etj.),
  • për difekte rastësore si: shkarkime elektrike, shkrepëtira, përmbytje, tërmete, zjarre etj.