-
Freskues dhe Ngrirës
-
Frigoriferë
FRESKIA GJITHMONË NË DORË
-
Frigoriferë të integruar
- Makineri akulli
-
Side by Side
KAPACITET I MADH
-
Frigoriferë të kombinuar
I DUHURI PËR TY
-
MultiDoor
PERFORMANCË E KËNAQSHME NË TË GJITHA PËRMASAT
-
Banak ngrirës
MË SHUMË HAPËSIRË PËR USHQIM TË SHËNDETSHËM
-
Frigoriferë
-
Lavatriçe dhe Tharëse
Jeta është e vështirë.
-
Lavastovilje
NGA E PASTËR NË ULTRA E PASTËR
-
Gatim dhe pjekje
- Furra
- Pianura
- Aspiratorë
- Komplete gatimi
- Soba
- Furrat me mikrovalë
- Soba multifunksionale
- Grila elektrike
- Bukëbërës
Fabrika personale me shije perfekte -
Përgatitja e ushqimit
- Robotët e kuzhinës
- Toster
- Mikser dore
- Blendera
- Prerëse
- Ibrik Elektrik
- Përgatitja e kafesë
- Shtrydhëse frutash
- Enë gatimi
Pajisje shtëpiake -
Kujdesi për shtëpinë
Fshesë me korrent G·FORCE
-
Ngrohja dhe Ftohja e shtëpisë
Për komoditetin e një shtëpie komode
Mirëse u ktheve Anonymous!
- SQ
- Të preferuarat
- Identifikohu Identifikohu
- Kërkim
- Shporta
Regjistroni llogarinë tuaj të re gorenje.si dhe thjeshtoni përvojën tuaj të blerjeve dhe produktit:
- Regjistroni produktet tuaja
- Shërbime individuale sipas nevojave tuaja
- Pagesa e lehtë dhe e shpejtë
Hyni me llogarinë tuaj sociale
Ose hyni me të dhënat tuaja
Furrat OptiBake
Ne e dimë që koha është thelbësore dhe që ju dëshironi të shfrytëzoni sa më shumë ditët tuaja. Kjo është arsyeja pse furrat e reja të integruara Gorenje OptiBake ju ofrojnë mjaft karakteristika, të cilat që do ta bëjnë gatimin më të lehtë dhe më të këndshëm, por mbi të gjitha do të harxhojnë më pak kohë. Na lini ne të kujdesemi për gatimin, ndërkohë që ju vazhdoni të shijoni jetën.
- HomeMade - ushqim i pjekur çdo herë në mënyrë të njëtrajtshme, për shkak të qarkullimit më të mirë të ajrit dhe temperaturës së pandryshueshme në të gjithë furrën
- SteamAssist - ushqim i zier në mënyrë perfekte në avull dhe kore krokante duke shtuar avull gjatë procesit të pjekjes
- AirFry - ushqim i skuqur pa kalori shtesë, pasi kjo metodë e pjekjes intensive me ajër të nxehtë, për të siguruar një kore krokante ngjyrë ari me shije të përkryer, nuk ka nevojë për yndyrë
- FastPreheat - arrin një temperaturë deri në 200 ˚C në vetëm 5 minuta, duke kursyer 30% të kohës së nevojshme për parangrohjen standard
Zbuloni furrat e integruara OptiBake
Rezultate perfekte pjekjeje
- AutoBake (Pjekje automatike)
- SteamAssist
- ExtraSteam (Shtim avulli)
- Formë HomeMade
- BigSpace (Hapësirë e madhe)
- StepBake (Pjekje me disa hapa)
- PyroClean (Pastrim pirolitik)
- CataClean (Pastrimi katalitik)
- AquaClean
- MultiLevel baking (Pjekje me shumë nivele)
- Pizza function (Funksioni i picës)
- AirFry (Skuqje me ajër)
- FrozenBake (Pjekja e produkteve të ngrira)
- GentleBake (Pjekje e butë)
- FastPreheat (Paranxehje e shpejtë)
- Telescopic guides (Udhëzuesa teleskopikë)
- BakeSensor (Sensor pjekjeje)
- GentleClose & GentleOpen (Hapje dhe mbyllje e butë)
Kur nuk dini se si
Furrat Gorenje OptiBake ofrojnë programe gatimi plotësisht automatike, me mundësi zgjedhjeje nga 22 recetat më të njohura, thjesht ideale për fillestarët. Të testuara gjerësisht nga ekspertët e Gorenje-s, programet AutoBake janë të sigurta ndaj problemeve, duke dhënë rezultate të shkëlqyera edhe pa ngrohje paraprake.Gjithçka që duhet të bëjë përdoruesi në pak raste, është zgjedhja e llojit dhe peshës së pjatës dhe shtypja e butonit “start”. Furra do të bëjë pjesën tjetër.
Për koren perfekte
Duke hedhur ujin në depozitën e ujit në panelin e kontrollit, do të merrni ushqim të zier në mënyrë perfekte në avull dhe kore krokante.Kur zgjidhni një program, i cili e ka opsionin e shtimit të avullit gjatë procesit të pjekjes, furra do t’ju njoftojë kur të jetë koha e duhur. Në varësi të modelit të furrës, për të aktivizuar injektimin e avullit duhet të shtypni çelësin qendror ose të prekni funksionin në ekran.
Mënyra më e thjeshtë për të pjekur me avull
Ky program krijon një mjedis gatimi të përsosur me avull, i cili siguron që buka juaj të ketë një kore të fryrë dhe krokante. Gjithçka që duhet të bëni është të vendosni pak ujë në një tabaka të cekët, të zgjidhni programin ExtraSteam dhe ta lini furrën të kryejë punën.
Piqet çdo herë në mënyrë të njëtrajtshme
Furrat Gorenje janë të mirënjohura për hapësirën e tyre inovative të rrumbullakosur, e cila ka qenë karakteristika e tyre dalluese për shumë vite. Forma HomeMade është frymëzuar nga furrat tradicionale me djegie drush dhe siguron qarkullim më të mirë të ajrit në krahasim me konkurrentët.Tani, forma HomeMade është rinovuar plotësisht dhe rrjedhja e ajrit është përsosur për shkak të një modeli të ri ngrohësi dhe shpërndarjes së përmirësuar të hapjeve të ventilimit. Kjo është arsyeja pse temperatura është e pandryshueshme në të gjithë furrën.Gjellët tuaja nuk do të digjen më asnjëherë nga njëra anë dhe të piqen më pak nga ana tjetër.
Vëllimi 77 l
Gati për recetat XXL? Zgjidhja inovative e dizajnit mundëson një hapësirë më të madhe dhe gjerësia e furrës përdoret plotësisht. Për çdo tavë pjekjeje ka më shumë hapësirë dhe teknologjia superiore siguron që ushqimi të gatuhet në mënyrë të njëtrajtshme në të gjitha nivelet.
Ushqim perfekt me 2 ose 3 hapa
StepBake i mundëson kuzhinierit kontrollin e plotë të procesit të pjekjes, i cili mund të programohet manualisht. Thjesht vendosini parametrat për secilin nga 2 ose 3 hapat e dëshiruar dhe furra do të kujdeset për gjithçka. Nuk ka nevojë për ndërveprim të mëtejshëm. Gjithçka që ju mbetet është të shijoni rezultatin përfundimtar.
Funksion premium i vetëpastrimit
Pastrimi pirolitik është mënyra më efikase për të pastruar një furrë në temperatura jashtëzakonisht të larta dhe për ta lënë furrën pa njolla. Për të garantuar sigurinë, furra bllokohet gjatë dhe menjëherë pas procesit të pastrimit dhe pasi ftohet, thjesht duhet të fshini hirin e mbetur me një leckë të lagur.
Një sipërfaqe që nuk lejon yndyrna
Pastrimi katalitik përfaqëson një ndihmë të madhe për mirëmbajtjen e furrës. Kur furra gjatë procesit të pjekjes arrin 85 ˚C ose më shumë, kapaku i ventilatorit katalitik do të fillojë automatikisht të thithë yndyrën dhe papastërtitë.
Simple, casual cleaning
AquaClean offers great assistance in cleaning the oven cavity. All it takes is to pour half a liter of water into a baking tray and turn AquaClean on after each baking. In just 30 minutes, the results are visible on the entire surface and the baking trays. Stains and grease are softened and can be easily wiped away.
Kur doni t’i bëni të gjitha
Kombinimi i lëvizjes inteligjente të ajrit, hapësirat e shpërndara në mënyrë të njëtrajtshme midis pozicioneve të tavës dhe zgavra speciale pak e rrumbullakosur, sigurojnë që ushqimi të piqet në mënyrë të njëtrajtshme në çdo nivel dhe meqenëse vëllimi i furrës është më i madh, edhe pamja është e shkëlqyer.
Pica më e mirë në qytet
Ky program me cilësimin e temperaturës së pjekjes deri në 300 ˚C është krijuar posaçërisht për t’ju ndihmuar të piqni picën perfekte, fokaçën, pitet dhe ushqimet e ngjashme të pjekura.
Për indulgjenca të shëndetshme
Tani mund të keni shijen dhe pamjen krokante të ushqimit të skuqur, pa kalori shtesë. Kjo metodë e pjekjes jashtëzakonisht intensive me ajër të nxehtë, për të siguruar një kore krokante ngjyrë ari me shije të përkryer, nuk ka nevojë për yndyrëE kombinuar me një tavë pjekjeje speciale me vrima, (në varësi të modelit), e cila përmbledh në mënyrë perfekte gjellën përqark, do të arrini rezultate edhe më të mira.E përshtatshme për copa të vogla mishi, peshku, perimesh dhe produkte të ngrira të përgatitura paraprakisht, si patate të skuqura dhe copëza pule.
Mënyra më e shpejtë për të pjekur ushqime të ngrira
Ky program efikas pjekjeje është zgjedhja perfekte për të gjitha ushqimet e ngrira dhe ushqimet e përgatitura paraprakisht.
Për ushqim super të butë dhe me lëng
Ky funksion ka të bëjë me pjekjen e butë, të ngadaltë dhe të njëtrajtshme. Në këtë mënyrë, lagështia mbyllet brenda dhe ushqimi mbetet super i butë dhe i lëngshëm. I përshtatshëm për përgatitjen e mishit, peshkut ose brumrave në një nivel.
Për frymëzim të minutës së fundit
Furrat OptiBake arrijnë një temperaturë deri në 200 ˚C në vetëm 5 minuta, duke kursyer 30% të kohës së nevojshme për parangrohjen standard dhe duke i bërë ato një nga furrat më të shpejta në treg. Kjo është shumë e përshtatshme për recetat që kërkojnë një furrë të parangrohur. Kur të arrijë temperatura e duhur, do t’ju informojë një sinjal drite dhe zëri.
Për trajtimin e lehtë dhe të sigurt të tavave të pjekjes
Udhëzuesit teleskopikë me rrëshkitje të lehtë ofrojnë një pamje të përsosur gjatë procesit të pjekjes, si dhe trajtim më të sigurt dhe më të lehtë të tavave të pjekjes. Në varësi të modelit, furrat Gorenje OptiBake kanë ¾ udhëzues teleskopikë të zgjatur në një ose dy nivele. Si një opsion shtesë, ne ofrojmë edhe udhërrëfyes teleskopikë fleksibël me një nivel, të cilët mund të vendosen thjesht me një klik në nivelin e dëshiruar të udhëzuesve me tela.
E pjekur në mënyrë perfekte, çdo herë
Duke kontrolluar temperaturën brenda ushqimit, BakeSensor (Sensori i pjekjes) menaxhon të gjithë procesin dhe madje aktivizon alarmin kur pjata është gati.
Lëreni gatimin tuaj të bëjë zhurmë
Duhet vetëm një prekje e butë për të hapur ose mbyllur derën e furrës pa probleme, pa zhurmë.