Afër
...
NE GATUAJMË. JU SHIJONI JETËN.FURRA TË REJA TË INTEGRUARA GORENJE OptiBake
1
Ne e dimë që koha është thelbësore dhe që ju dëshironi të shfrytëzoni sa më shumë ditët tuaja. Kjo është arsyeja pse furrat e reja të integruara Gorenje OptiBake ju ofrojnë mjaft karakteristika, të cilat që do ta bëjnë gatimin më të lehtë dhe më të këndshëm, por mbi të gjitha do të harxhojnë më pak kohë. Na lini ne të kujdesemi për gatimin, ndërkohë që ju vazhdoni të shijoni jetën.

  • HomeMade - ushqim i pjekur çdo herë në mënyrë të njëtrajtshme, për shkak të qarkullimit më të mirë të ajrit dhe temperaturës së pandryshueshme në të gjithë furrën
  • SteamAssist - ushqim i zier në mënyrë perfekte në avull dhe kore krokante duke shtuar avull gjatë procesit të pjekjes
  • AirFry - ushqim i skuqur pa kalori shtesë, pasi kjo metodë e pjekjes intensive me ajër të nxehtë, për të siguruar një kore krokante ngjyrë ari me shije të përkryer, nuk ka nevojë për yndyrë 
  • FastPreheat - arrin një temperaturë deri në 200 ˚C në vetëm 5 minuta, duke kursyer 30% të kohës së nevojshme për parangrohjen standard

Zbuloni furrat e integruara OptiBake

Rezultate perfekte pjekjeje

_products/features/icon - Formë HomeMade

Formë HomeMade

Piqet çdo herë në mënyrë të njëtrajtshme
Furrat Gorenje janë të mirënjohura për hapësirën e tyre inovative të rrumbullakosur, e cila ka qenë karakteristika e tyre dalluese për shumë vite. Forma HomeMade është frymëzuar nga furrat tradicionale me djegie drush dhe siguron qarkullim më të mirë të ajrit në krahasim me konkurrentët.
Tani, forma HomeMade është rinovuar plotësisht dhe rrjedhja e ajrit është përsosur për shkak të një modeli të ri ngrohësi dhe shpërndarjes së përmirësuar të hapjeve të ventilimit. Kjo është arsyeja pse temperatura është e pandryshueshme në të gjithë furrën.
Gjellët tuaja nuk do të digjen më asnjëherë nga njëra anë dhe të piqen më pak nga ana tjetër.
më shumë info
më pak info
_products/features/icon - SteamAssist

SteamAssist

Për koren perfekte
Duke hedhur ujin në depozitën e ujit në panelin e kontrollit, do të merrni ushqim të zier në mënyrë perfekte në avull dhe kore krokante.
Kur zgjidhni një program
, i cili e ka opsionin e shtimit të avullit gjatë procesit të pjekjes, furra do t’ju njoftojë kur të jetë koha e duhur. Në varësi të modelit të furrës, për të aktivizuar injektimin e avullit duhet të shtypni çelësin qendror ose të prekni funksionin në ekran.
më shumë info
më pak info
_products/features/icon - AirFry (Skuqje me ajër)

AirFry (Skuqje me ajër)

Për indulgjenca të shëndetshme
Tani mund të keni shijen dhe pamjen krokante të ushqimit të skuqur, pa kalori shtesë. Kjo metodë e pjekjes jashtëzakonisht intensive me ajër të nxehtë, për të siguruar një kore krokante ngjyrë ari me shije të përkryer, nuk ka nevojë për yndyrë
E kombinuar me një tavë pjekjeje speciale me vrima, (në varësi të modelit), e cila përmbledh në mënyrë perfekte gjellën përqark, do të arrini rezultate edhe më të mira.
E përshtatshme për copa të vogla mishi, peshku, perimesh dhe produkte të ngrira të përgatitura paraprakisht, si patate të skuqura dhe copëza pule.
më shumë info
më pak info

EKSPLORONI MË SHUMË KARAKTERISTIKA

klikoni për të
zgjeruar
Na vizitoni
Facebook
YouTube
Flickr
Ndani me të tjerët
Facebook
Twitter
Informohuni
RSS
Regjistrim për buletin