Lavatriçe WaveActive
Më të shiturit
Rezultat i përsosur, zgjidhje të zgjuara, përvoja e përsosur e përdoruesit
SteamTech
Rroba të pastra dhe te buta, pa zbutës
Harrojeni zbutësin e rrobave! Trajtimi me avull shtesë në fund të programit të përzgjedhur redukton ndjeshëm rrudhat, erërat dhe bakteret. Rrobat tuaja do të jenë tërësisht të pastra, më pak të rrudhosura dhe më të buta.
IonTech
Eleminon 30% më shumë njolla
IonTech përdor fuqinë e procesit të jonizimit natyror për të hequr papastërtitë në mënyrë më efektive pa temperatura të larta ose kimikate shtesë. Pastruesi tretet më mirë në ujë, duke lejuar që detergjenti të depërtojë në rroba në mënyrë të barabartë. Rezultati? Eleminimi 30% më shumë i njollave, madje edhe në temperatura të ulëta. IonTech gjithashtu parandalon depozitimin e smërçit në rezistencë gjë që zgjat jetën e makinës larëse.
Motori Inverter PowerDrive
Motori Inverter PowerDrive
Ky motor i qetë, por shumë efikas, është dizajnuar për të siguruar një jetë të gjatë të makinës suaj të larjes, duke kursyer energji me secilin cikël.
Kazan WaveActive
Trajtim i ndjeshëm i çdo veshjeje
Forma unike e valëve të kazanit e kombinuar me krahëte special të formës 3D zbut fibrat për të siguruar trajtimin më të butë të rrobave, pastrimin maksimal me minimumin e rrudhave.
StainExpert
Kujdesi më efikas i njollës
Heqja efektive e njollave nuk kërkon më temperaturë të lartë ose trajtim shtesë të veshjes para se të lahet. Kombinimi perfekt i temperaturës, kohës dhe ujit automatikisht do të heqë deri në 36 lloje të njollave kokëfortë nga 3 grupe kryesore: fruta (portokall, salcë domate); njollat organike (yndyrë, gjalpë, vezë, bar) dhe kafe (duke përfshirë çajin, jogurtin e çokollatës, pasta, make-up)
PowerWash 59‘
Veshja juaj e preferuar është gjithmonë gati për tu veshur
Do t'ju nevojitet më pak se një orë për të larë rrobat tuaja falë këtij programi të shpejtë dhe intensiv, i përshtatshëm për gjysmën e ngarkesës
DoseAid
Doza optimale e detergjentit për çdo ngarkesë
DoseAid gjithmonë do t'ju ndihmojë të gjeni dozën optimale të detergjentit, pavarësisht nga madhësia e ngarkesës që vendosni në makinën tuaj të larjes, në mënyrë që të siguroheni që jeni duke përdorur detergjentin në mënyrën më ekonomike.
AutoWash
Gjithmonë programi i duhur
Nuk mund të vendosni se cilin program të zgjdhni? Vetëm zgjidhni AutoWash dhe lavatriçja juaj do të zgjedhë ciklin më të mirë të larjes për ngarkesën tuaj. Ju mund të relaksoheni, rrobat do të jenë të pastëra, pavarësisht nga materiali i tyre.
SteamRefresh
Rroba gjithmonë të freskëta
Ky program unik përdor një gjenerator me avull për të prodhuar sasi të mëdha të avullit, që rifreskojnë rrobat dhe lehtësojnë hekurosjen.
Ndërfaqje e thjeshtë
Tre hapa dhe jeni gati
Ndërfaqje e lehtë për t'u përdorur, me çelësin e selektimit të pozicionuar në mënyrë qendrore ju lejon të filloni të lani në vetëm 3 hapa të lehtë; ndizni makinën larëse, zgjidhni programin dhe shtypni start! Pa ndonjë nën-menu për zgjedhjen e funksioneve dhe cilësimeve shtesë, por ju jeni të lirë të zgjidhni cilësimet në ndërfaqen e kontaktit të madh, kështu që mund të jeni të sigurtë që rrobat tuaja do të lahen ashtu siç ju pëlqen.
EcoEye
Konsumi i energjisë gjithmonë nën kontroll
EcoEye ju jep reagimevnë kohë reale se sa efikase është programi juaj i zgjedhur, duke ju ndihmuar të kurseni ujë dhe energji.
AllergyCare
Mbrojtje shtesë për lekurë të ndjeshme
Programi AntiAllergjik përdor një temperaturë më të lartë dhe shpëlarje shtesë për të eliminuar në mënyrë efikase gjurmët e detergjentit në pëlhurë. Alergenet, që mund të shkaktojnë një ndjesi të pakëndshme, hiqen dhe lëkura delikate është e mbrojtur.
StableTech
Jo më dridhje gjatë punimit
Rritja e stabilitetit dhe zvogëlimi i ndjeshëm i vibracioneve në sajë të paneleve anësore dhe fundore të StableTech rezultojnë në një nivel të konsiderueshëm zvogëlimi të zhurmës edhe në arritjen e shpejtësive më të larta të centrifugimit.
Këshilla dhe truke për larjen
Rrobat tuaja nuk janë aq të pastra sa ju dëshironi? Vëreni përzgjedhjen tonë të këshillave dhe trukeve dhe shikoni rezultatet!
Nxiton? Tani mund t'i lani rrobat në më pak se një ore
Merrni sasinë e duhur të detergjentit. Ekonomike, miqësore me rrobat dhe larje perfekte
Misteri u zbulua: Kjo është mënyra më e mirë për të trajtuar njollat kokëforte të barit!
Nëse lavatriçia juaj mban erë myku, mos u shqetësoni. Ne do t'iu ndihmojmë ta hiqni qafe atë.